☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,172 ▼ -3.82% ETH $1,990 ▼ -3.57% XRP $1.3261 ▼ -2.96% SOL $82.6800 ▼ -4.42%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Bota solidarizohet me francezët. Valls: Kurrë s’jemi kërcënuar kaq rëndë

Pas masakrës së ndodhur në Paris ndaj redaksisë së revistës satirike, Kryeministri Manuel Valls ka thënë se deri më sot Franca “nuk është përballur kurrë me një kërcënim kaq të lartë të lidhur me terrorizmin”.

1420634148cameroni-francenKanë reaguar gjithashtu edhe Kryeministri britanik, i cili e cilësoi masakrën e sotme si veprim prej të sëmurësh. “Vrasjet në Paris janë revoltuese. Jemi përkrah popullit francez në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të lirisë së shtypit”, tha David Cameron.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar gjithashtu masakrën e terroristëve në selinë e revistës franceze në Paris, duke e quajtur atë si një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe të shtypit.

“Ky akt i neveritshëm nuk është thjesht një sulm ndaj jetëve të qytetarëve francezë dhe sigurisë së tyre – tha Merkel në një deklaratë. – Ai është gjithashtu një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe të shtypit, elementë kyç të kulturës sonë demokratike. Në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet një veprim i tillë”. Në një deklaratë më vete, zëvendëskancelari Sigmar Gabriel e quajti sulmin një “krim të pabesueshëm brutal”.

Ndërsa kryeministri italian, Matteo Renzi ka thënë se “horrori dhe lemeria pushtoi rrugët e Parisit. Shprehim mbështetjen tonë për Francois Hollande dhe Anne Hidalgo në këtë moment të tmerrshëm. Dhuna do të humbasë gjithmonë, përkundrejt lirisë dhe demokracisë”, ka thënë lideri italian.

Edhe ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni ka shprehur indinjatën e tij: “Është një akt terrorist i përmasave të çmendura. Qeveria italiane shpres solidaritetin me popullin dhe qeverinë franceze. Gjëja më e rëndë është pikërisht revolta ndaj një medieje me një zë të fuqishëm, ndaj dhe mund të konsiderohet si një akt terrorist për shkak të publikimeve të ditëve të fundit”.

Raportohet se agresorët, gjatë kryerjes së masakrës kanë thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), gjë që dëshmohet edhe nga imazhet e xhiruara nga gazetari Martin Boudot, të transmetuara në televizionet franceze

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.