Botërori 2026/ Të gjitha të rejat, dyshimet e Iranit dhe 6 skuadrat që mungojnë!
Sot janë 42 skuadra të kualifikuara nga 48. Mes tyre ka shumë te reja dhe Irani që ka vënë në dyshim serioz pjesëmarrjen në eventin më të madh futbollistik.
Botërori 2026 është një format i ri krejtësisht. Për herë të parë luhet në 3 vende të ndryshme (Kanada, SHBA dhe Meksikë) dhe do të marrin pjesë 48 skuadra. Janë ditë vendimtare ndërkohë për Shqipërinë dhe kombëtaret e tjera që marrin pjesë në Play-off.
Eventi nis zyrtarisht më 11 qershor me ndeshjen inauguruese në ‘Stadio Azteca’ të Meksikës dhe do të mbyllet me finalen e 19 korrikut në ‘MetLife Stadium’ të New York-ut.
Deri tani kemi 42 skuadra të kualifikuara, mes të cilave edhe Kepi i Gjelbër, Kuraçao, Jordania dhe Uzbekistani. Këto kombëtare marrin pjesë për herë të parë në historinë e Kupës së Botës.
Është edhe Irani, pjesëmarrja e të cilit është në rrezik serioz pas shpërthimit të luftës. Mbeten edhe 6 vende të lira, 4 për kombëtaret europiane që luajnë në Play-off këto ditë, mes tyre dhe Shqipëria. Dy vendet e fundit do të përcaktohen nga fituesit e Play-off-it të Interzona FIFA.
Play-offi i Europës
Rrugëtimi A: 26 mars 2026, Itali-Irlandë e Veriut dhe Uells-Bosnjë Hercegovinë. 31 mars 2026: finalja.
Rrugëtimi B: 26 mars 2026, Ukrainë-Suedi dhe Poloni-Shqipëri. 31 mars 2026: finalja.
Rrugëtimi C: 26 mars 2026, Turqi-Rumani dhe Sllovaki-Kosovë. 31 mars 2026: finalja.
Rrugëtimi D: 26 mars 2026, Danimarkë-Maqedoni e Veriut dhe Çeki-Irlandë. 31 mars 2026: finalja.
Gjashtë skuadra do të luftojnë për dy vendet e fundit pjesëmarrëse. Marrin pjesë dy skuadra të Concacaf dhe një skuadër secila për AFC, CAF, CONMEBOL dhe OFC (të kualifikuara janë Bolivia, Republika Demokratike e Kongos, Iraku, Xhamajka, Kaledonia e Re dhe Surinami). Guadalajara dhe Monterrey janë qytetet pritëse.
26 mars 2026: Kaledonia e Re-Xhamajkë. 31 mars 2026: RD e Kongos kundër fituesit të Kaledonia e Re-Xhamajkë.
26 mars 2026: Bolivi-Surinam. 31 mars 2026: Iraku kundër fituesit të Bolivi-Surinam. Fituesit e dy finaleve do të shkojnë në Kupën e Botës.
Irani është kualifikuar dhe shorti e ka vendosur në Grupin G, me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandër e Re, por me situatën aktuale duket e vështirë që të marrë pjesë në Botëror. Tri ndeshjet e Iranit janë programuar në SHBA (dy në Los Angeles dhe një në Seattle).
FIFA ende nuk është shprehur qartë se kush do ta zëvendësojë Iranin, nëse nuk merr pjesë. Deklaratat e vetme zyrtare janë ato të sekretearit të përgjithshëm Mattias Grafstrom, i cili ka thënë: “Është ende shumë herët për të komentuar me detaje, do të monitorojmë me kujdes zhvillimet në të gjitha frontet, në gjithë botën”.
Rregullorja e FIFA-s thotë: “Nëse një federatë pjesëmarrëse tërhiqet ose përjashtohet nga Kupa e Botës 2026, FIFA do të vendosë eklsuzivisht mbi çështjen dhe do të marrë çdo masë të nevojshme. FIFA mund të vendosë për zëvendësimin e një skuadre pjesëmarrëse me një tjetër”.
The post Botërori 2026/ Të gjitha të rejat, dyshimet e Iranit dhe 6 skuadrat që mungojnë! appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.