Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,320 ▲ +0.15% ETH $2,523 ▲ +0.44% XRP $1.3680 ▲ +0.32% SOL $101.8200 ▲ +0.18%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Përgatitjet për “Euro 2027”, FSHF inspekton infrastrukturën sportive në Shkodër

Një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë Shkodër, ku Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku u prit në takim nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të dy institucioneve. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e projekteve infrastrukturore në shërbim të futbollit, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21.

Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me ndërhyrjet në stadium dhe identifikimin e terreneve stërvitore e ndihmëse që do të shërbejnë për zhvillimin e këtij eventi të rëndësishëm europian.

Në përfundim të takimit, palët arritën një mirëkuptim për disa drejtime konkrete bashkëpunimi. Bashkia Shkodër konfirmoi angazhimin për të marrë përsipër ndërhyrjet infrastrukturore në stadium, në përputhje me nevojat e identifikuara. Gjithashtu, u shpreh gatishmëria për bashkëpunim në zhvillimin e kompleksit sportiv “Zmijani”, sipas kushteve të dakordësuara mes palëve.

Në kuadër të kësaj vizite u zhvilluan edhe inspektime në disa terrene potenciale stërvitore, konkretisht në zonën e Postribës, Barbullushit, si dhe në fushën e “Soccer Star Academy” në fshatin Shtoj.

Palët ranë dakord që në vijim të ndërmerren hapa konkretë për finalizimin e ndërhyrjeve prioritare në stadium, realizimin e vlerësimeve teknike të detajuara për terrenet në shqyrtim dhe formalizimin e dakordësive përmes dokumentacionit përkatës zyrtar.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të kushteve më cilësore për zhvillimin e futbollit në qytetin e Shkodrës, si pjesë e përgatitjeve për organizimin e një kompeticioni të rëndësishëm europian.

/e.i/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.