☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,182 ▲ +0.93% ETH $2,107 ▲ +2.25% XRP $1.3402 ▲ +1.32% SOL $83.4300 ▲ +0.22%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Botërori i notit ngre siparin

Kampionati Botëror i notit në Fukuoka të Japonisë ka ngritur zyrtarisht siparin e tij, ndërsa është zhvilluar dhe ceremonia e hapjes, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. 190 vende pjesëmarrëse, mes të cilëve dhe Shqipëria, që do të konkurrojë me katër notarë, Lavdaniti, Xhemollari, Ducaj dhe Rock, do të shijojnë Fukuokan për dy javë.

Hedhje nga trampolina, not i sinkronizuar, noti me të gjitha disiplinat në pishinë, not i hapur dhe vaterpolo janë disa nga disiplinat e këtij Botërori, që përfundon më 30 korrik. Madje në një shumicë do të jetë dhe kualifikim për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Delegacionet pjesëmarrëse janë përshëndetur nga presidenti i Federatës Botërore të Notit, Al Musallam, kryetari i Bashkisë së Fukuokas, Soishiro Takahima, si dhe presidenti i Komitetit Organizator të Botërorit të Notit, Daishi Suzuki. Një Kampionat Botëror, i cili u rikthye nga Fukuoka pas 22 vitesh, ndërsa bashkë me sportin, të gjithë do të mund të shijojnë gjithçka të bukur që lidhet dhe me qytetin japones. Princi dhe princesha e kurorës, Akishino, kanë dhënë dhe bekimin e tytr për hapjen zyrtare të këtij Botërori, atje ku do të mund të konfirmohen shumë legjenda, në mënyrë të veçantë në not. Pra 16 ditë të mbushura plot me Botërorin e Notit në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.