Botërori i Skive : Slalomi special në Norvegji dominohet nga Shiffrin, Colturi humb një vend në renditjen e përgjithshme
Botërori i Skive zhvilloi sot dy zbritjet e fundit në Norvegji në disiplinën e slalomit special ku Lara Colturi bëri një paraqitje nën nivelin e pritur.
Skiatorja kuqezi në lëshimin e dytë të realizuar në kohën 1:00.97 nuk mori atë që pritej duke u renditur e parafundit.
Sa i përket vendve të para Shiffrin falë performancës në sesionin e parë i lejoi vetes që të “mbrohej” në të dytën dukë dhënë kohën të gjashtë më të shpejtë.
Sa i përket renditjes së përgjithshme Mikaela Shiffrin komandon me 1386 pikë. Skiatoria nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndiqet nga gjermania Emma Aicher (1301 pikë) dhe Camille Rast (1009) e Zvicrës.
Në këtë klasifikim Lara Colturi mban vendin e 15-të në kuotën e 535 pikëve.
The post Botërori i Skive në RTSH/ Slalomi special në Norvegji dominohet nga Shiffrin, Colturi humb një vend në renditjen e përgjithshme appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.