Ekonomia

Braçe: Paketa fiskale mbështet prodhimin vendas

Erjon-Brace-320x220Kuvendi nisi diskutimin e paketës fiskale dhe projektbuxhett të vitit 2015. Kryetari i Komisionit të Eknomisë dhe Financave, Erjon Braçe duke folur në Kuvend, tha se paketa fiskale e paraqitur nga qeveria ka në thelb të saj të gjitha masat për mbështetjen e prodhimit vendas për t’u rikthyer edhe një herë tek favoret fiskale për prodhimin në industrinë e rëndë, në manifaktura, në bujqësi, në peshkim dhe në përpunim të mineraleve dhe të produkteve të tjera për industrinë vendase.

Duke folur për ndryshimet në ligjin për të ardhurat personale, Braçe tha se projektligji krijon disa lehtësi për pensionet vullnetare, si shtylla e dytë e rëndësishme e reformës së pensioneve. “Janë 36 milionë dollarë më tepër në skemën e sigurimeve shoqërore, pikërisht për shkak të rritjes së personave të regjistruar si të punësuar”, deklaroi Braçe. Per here te pare, tha ai, numri i kontribuesve eshte me i madh se ai i perfituesve.
Duke iu referuar propozimeve të opozitës një ditë më parë për rikthimin e taksës së sheshtë, z. Braçe tha se po ta marrim parasysh këtë propozim, 95 % të shqiptarëve qe përfituan nga taksimi progresiv do të paguajnë më tepër.

Po ashtu, Braçe informoi Kuvendin edhe për disa amendime që i janë bërë paketës fiskale gjatë diskutimeve në Komision. Sipas Braçes, komisioni propozon mos heqjen e akcizës për pijet energjike, por ulja e nivelit të saj nga 50 në 30 lekë/litri. Ndërsa, ndryshimi i dytë ishte ai që e shtrin uljen e rentës minerare, jo vetëm për kromin që përpunohet në vend siç propozon qeveria, por edhe mineralet e tjera te metalit.

Nga ana tjetër, ai tha se është rritur taksa e qarkullimit me 10 lek /litri, ndërsa iu kërkoi autoriteteve marrjen e masave në mënyrë që të reflektohet edhe në tregun vendas ulja e çmimit të karburanteve në tregjet e karburanteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button