☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.71 ▲1.07%
ARI 4,604 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,907 ▲ +1.58% ETH $2,075 ▲ +3.62% XRP $1.3544 ▲ +1.42% SOL $84.5200 ▲ +2.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Braho: KLD kundër Kushtetutës dhe reformave, parlamenti do të ndërhyjë

brahoKryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho u shpreh sot se anëtarët e zgjedhur nga parlamenti në Këshillin e Lartë të Drejtësisë duhen zëvendësuar.

Gjatë një interviste televizive, Braho tha se mbledhja e fundit e KLD-së dëshmoi edhe njëherë se ky institucion është kthyer në një sekt pa integritet, të cilët komplotojnë orë e çast kundër Kushtetutës dhe reformave që kërkon sot sistemi i drejtësisë për të cilin ngulin këmbë shumë edhe ndërkombëtarët.

“Në këtë kuptim, unë do të thosha që ata përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit. Ky është vlerësimi im, por jo vetëm i imi. Shikoni votimin e mbledhjes së kaluar. 12 me 1 për të hequr qelbin e atyre personave që punojnë në këto struktura, të ashtuquajtur gjyqtarë për t’i shkarkuar ata. Dhe ky Këshill voton 12 me 1 për të mos i hequr, për të mos i larguar”, tha Braho.

Duke iu referuar axhendës së tyre, ai e cilësoi tërësisht klienteliste.” Janë me dhjetëra emërime të cilat duhet të ishin bërë dhe duhen bërë për të plotësuar vendet vakante. Kjo është axhenda e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të cilës i bën iso edhe Presidenti i Republikës”, tha Braho.

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho komentoi dhe funksionimin e KLD-së dhe të Këshillit Kombëtar të Konferencës Gjyqësore. “Këshilli Kombëtar i Konferencës Gjyqësore, miratoi dje një rezolutë. Në krye të kësaj rezolute si nënkryetar i Këshillit ishte Gjin Gjoni, një njeri tërësisht i penalizuar. Gjin Gjoni merr pjesë në këtë Këshill, madje është edhe nënkryetar i kësaj konference dhe jep leksione moralizuese”, tha ai.

Se çdo të bëhet me anëtarët e KLD-së të cilët janë zgjedhur si përfaqësues të Kuvendit, Braho thotë se padyshim që do të largohen sa më parë. “Është në nderin e tyre që të japin dorëheqjen, në të kundërt Kuvendi i Shqipërisë do të veprojë në një të ardhme shumë të shpejtë”, tha Braho.

I pyetur se cili instrument do të përdoret për të zëvendësuar përfaqësuesit e Kuvendit në Këhsillin eLartë të Drejtësisë, nëse këta të fudnit nuk japin dorëheqjen, Braho sqaron se “ata janë zgjedhur dhe përfaqësojnë një vullnet politik të mazhorancës. Nuk i ka zgjedhur kjo mazhorancë. Ka përfunduar. Nuk mund të jenë përfaqësues të kësaj mazhorance. Janë zgjedhur nga mazhoranca e kaluar. Kështu është instrumenti”, theksoi Braho./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.