☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.85 ▼0.89%
ARI 4,019 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,826 ▲ +0.22% ETH $2,316 ▲ +0.33% XRP $1.2987 ▲ +1.4% SOL $100.2800 ▼ -0.29%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.85 ▼0.89 % ARI 4,019 ▼0.48 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.85 ▼0.89 % ARI 4,019 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Europa

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën kundër Iranit

Spanja, qeveria e krahut të majtë e së cilës është tërësisht kundër sulmeve SHBA-Izrael kundër Iranit, ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftë, njoftoi sot Ministrja spanjolle e Mbrojtjes.

“Përdorimi i bazave (amerikane) në Spanjë nuk është i autorizuar dhe sigurisht, përdorimi i hapësirës ajrore spanjolle për veprime që lidhen me luftën Iran-Irak është gjithashtu i ndaluar”, deklaroi Margarita Robles duke konfirmuar një raport në gazetën e përditshme ”El Pais”.

”Në fakt, refuzimi i Spanjës për të bashkëpunuar e ka komplikuar operacionin amerikan në Lindjen e Mesme”, raporton ”El Pais”, sepse disa bombardues të Uashingtonit “duhej të anashkalonin Gadishullin Iberik për të hyrë përmes Ngushticës së Gjibraltarit”, duke i detyruar ata “të modifikojnë rrugët e tyre” dhe logjistikën.

“Vetoja spanjolle ka vetëm një përjashtim: në rast emergjence, tranziti ose ulja e avionëve në fjalë është e autorizuar”, vazhdon gazeta, një pikë që Margarita Robles, nga ana e saj, nuk e specifikoi.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e ka kundërshtuar me vendosmëri luftën e zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit që nga 28 shkurti, duke e quajtur atë “të paligjshme” dhe një “gabim të jashtëzakonshëm”.

Këto komente i sollën kritika të ashpra nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili kërcënoi në shenjë hakmarrjeje të ndërpresë të gjithë tregtinë dypalëshe pasi Madridi refuzoi të lejonte ushtrinë amerikane të përdorte dy bazat e saj të vendosura në Spanjë për operacionin e saj ushtarak kundër Iranit.

”El Pais” specifikon, megjithatë, se “të gjitha misionet e përcaktuara në marrëveshjen dypalëshe me Uashingtonin mbeten në fuqi” në lidhje me këto dy baza amerikane në Andaluzi, në Spanjën jugore.

Baza detare ”Rota” dhe baza ajrore ”Moron” janë trashëgimia e një marrëveshjeje të nënshkruar midis Uashingtonit dhe Madridit në vitin 1953 nën regjimin e Francos./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.