Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.14 ▲2.89%
ARI 4,749 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,046 ▼ -0.47% ETH $2,181 ▼ -2.51% XRP $1.3340 ▼ -2.98% SOL $82.1500 ▼ -2.91%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Brazil, Policia në grevë, rendi i kalon ushtrisë

Më shumë se 1.000 ushtarë u dislokuan në qytetin brazilian Vitoria të shtetit Espirito Santo, pasi policia u hodh në grevë, diçka që solli një valë të ashpër krimi që shkaktoi dhjetëra viktima.

Në formën e grevëthyesve, ushtarët tashmë patrullojnë rrugët e qytetit dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bashkë me Gardën Kombëtare ata do të qëndrojnë atje derisa të rivendoset rendi.

Pasi policia ndali patrullimet për shkak të një debati për pagën, kriminelët nisën të bënin ç’të donin në qytet. Në televizoonet braziliane nuk mungojnë skenat e plaçkitjeve, grabitjeve dhe vjedhjeve të makinave që bëheshin fare hapur.

Pavarësisht mbërritjes së ushtrisë në qytet, bankat, shkollat dhe qendrat publike shëndetësore vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Shërbimi urban me autobusë ka rinisur, por nuk deri në mbrëmje dhe jo gjatë natës. Mediet raportojnë se ushtria po vendos rendin me grusht të hekurt, por po përballet me të afërmit e policëve në grevë dhe përleshjet nuk kanë munguar.

Qindra njerëz në mbështetje të policisë kanë protestuar, pasi vet agjentëve kjo nuk u lejohet.

Oficerët e policisë kërkojnë pagë më të mirë, përfshirë shpërblim për punën jashtë orarit. Sipas medieve braziliane, mbi 70 persona janë vrarë në qytetin Vitoria që kur nisi greva.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.