🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.22 ▼0.5%
ARI 5,023 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,527 ▲ +2.04% ETH $2,170 ▲ +3.78% XRP $1.4452 ▲ +2.93% SOL $92.0700 ▲ +4.72%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Breedlove: Do ta vëzhgojmë transformimin e FSK në FAK

bbbbKFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, ka deklaruar komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, i cili ka qëndruar të enjten, më 4 shkurt 2016,  në Kosovë. Këtë deklaratë gjenerali Breedlove e ka bërë gjatë një konference për medie në Prishtinë, pas takimeve që ai ka pasur me drejtuesit e institucioneve të Kosovës. Ai ka theksuar se me liderët kryesorë të Kosovës ka biseduar për punën e madhe që po bëjnë burrat e gratë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se është mjaft inkurajues roli kontribuues i KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë. Gjenerali Breedlove ka thënë se KFOR-i vazhdon të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë, si dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë. Sipas tij, është shënuar përparim i dukshëm, por ka ende mjaft punë për t’u bërë.

“Përderisa Kosova i bën hapat e vet përpara në ndërtimin e së ardhmes, NATO do të mbetet e përkushtuar të luajë rolin e vet për stabilitet këtu. Ne do të mbetemi fleksibil dhe të pranishëm, si dhe do të ndryshojmë (numrin e ushtarëve) vetëm atëherë kur kushtet e sigurisë e lejojnë atë. Ky është një proces i kushtëzuar dhe ne do të qëndrojmë këtu si një forcë domethënëse në Kosovë, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, theksoi gjenerali Breedlove.

Ai gjithashtu ka folur edhe për mundësitë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Mendoj se ajo që e kemi thënë vazhdimisht është se do ta vëzhgojmë se si po bëhet transformimi, dhe nëse Kosova do të punojë edhe me fqinjët e saj që të arrijë marrëveshjen; pra ky është pozicioni ynë.”

“Lajmi i mirë është që Forca ka shumë mundësi që të ndërveprojë me KFOR-in për ta marrë përvojën më të mirë, në mënyrë që ta kryejë punën e saj sa më mirë që është e mundur. Natyrisht, ne sërish po presim që të shohim se a kanë marrëveshje me të gjithë fqinjët e tyre dhe ne do t’i mbështesim që ta shfrytëzojnë këtë kohë që të stërviten dhe të trajnohen me KFOR-in, ashtu edhe siç po bëjmë ”, tha gjenerali gjenerali Breedlove.

Në anën tjetër, komandanti i forcave shumëkombëshe të KFOR-it, gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, tha se duhet t’i kushtohet mjaft rëndësi fluksit të madh të migrantëve dhe numrit të luftëtarëve që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja.

Gjithashtu, ai ka theksuar se KFOR-i është mjaft i kënaqur me angazhimin e plotë të institucioneve të Kosovës dhe se sipas tij, rezultatet e para janë të prekshme.

“Një shembull që mund të jap, lidhur me luftëtarët e huaj, është se Policia e Kosovës ka shënuar arritje brenda kornizës ligjore. Dëshiroj të nënvizoj se si Policia e Kosovës demonstroi efikasitetin e saj gjatë këtyre muajve të fundit me një profesionalizëm të lartë.”

“Dëshiroj të nënvizoj bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it. Për ta përmbyllur; KFOR-i do të vazhdojë të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, dhe të garantojë kushte të sigurisë për hapat e ardhshëm drejt procesit të normalizimit”, ka komandanti i KFOR-it, gjeneral Miglietta.

Gjatë vizitës në Kosovë, komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, ka zhvilluar takime të ndara me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Presidentja Jahjaga, përmes një komunikate për medie, ka theksuar se me gjeneralin Breedlove ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, situatën dhe sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procesin e integrimit të vendit në NATO.

Në komunikatën për medie, gjithashtu thuhet se presidentja Jahjaga ka kërkuar “vendosjen e marrëdhënieve formale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si përmbushje e aspiratave të vendit për të realizuar integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin eventual në NATO”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu përmes një komunikate për medie, ka theksuar se e ka njoftuar gjeneralin Breedlove për progresin që po arrihet në Kosovë në avancimin e gjendjes së sigurisë, për proceset integruese evropiane, zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe reformat e tjera.

Mustafa gjithashtu ka theksuar përkushtimin dhe rezultatet konkrete të Kosovës në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe hapat e mëtejmë në kuadër të luftës së përbashkët të koalicionit global kundër këtyre dukurive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.