☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,534 ▼ -1.13% ETH $2,300 ▼ -1.36% XRP $1.2920 ▲ +0.19% SOL $99.3100 ▼ -2.16%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

CNN: Rutte: Trump qartësisht “i zhgënjyer” me anëtarët e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilluan dje në Uashington, një takimi privat për afërsisht dy orë – duke nënvizuar përçarjen transatlantike pas asaj që shefi i aleancës ushtarake e përshkroi si një shkëmbim të hapur pikëpamjesh.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte qartësisht “i zhgënjyer” me disa shtete anëtare të aleancës transatlantike”, tha Rutte pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur për CNN, Rutte e përshkroi takimin si një diskutim të hapur mes “dy miqve të mirë”, por nuk dha detaje nëse ishte diskutuar mundësia e një tërheqjeje të SHBA-së nga NATO.

Ndërkohë, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social: “NATO nuk ishte aty kur ne kishin nevojë për të, dhe nuk do të jetë aty nëse na duhet sërish”.

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se aleatët duhet të kujtojnë Groenlandën, të cilën e përshkroi si një “territor të madh akulli, të menaxhuar keq”.

Kërcënimet e përsëritura të Trump, më herët këtë vit, për aneksimin e mundshëm të Groenlandës, një territor danez me rëndësi strategjike, kanë tensionuar marrëdhëniet mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ditët e fundit, deklaratat e tij kanë ngritur shqetësime për një dalje të mundshme të SHBA-së nga NATO, mes të kritikave ndaj aleatëve për atë që ai e konsideron mbështetje të pamjaftueshme në konfliktin me Iranin.

Megjithatë, një tërheqje e tillë do të kërkonte një shumicë prej dy të tretash në Senatin amerikan, gjë që konsiderohet shumë e pamundur.

Rutte gjithashtu minimizoi kritikat nga partnerët e aleancës ndaj veprimeve të Trump kundër Iranit, duke theksuar se nuk ka një qëndrim të përbashkët mes aleatëve që konflikti të jetë i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.