Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,823 ▲0.09%
DOW 47,681 ▼0.49%
NASDAQ 22,988 ▲0.37%
NAFTA 102.72 ▲6.37%
ARI 4,725 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,776 ▲ +1.38% ETH $2,204 ▲ +1% XRP $1.3330 ▲ +0.77% SOL $82.4700 ▲ +1.13%
S&P 500 6,823 ▲0.09 % DOW 47,681 ▼0.49 % NASDAQ 22,988 ▲0.37 % NAFTA 102.72 ▲6.37 % ARI 4,725 ▼1.3 % S&P 500 6,823 ▲0.09 % DOW 47,681 ▼0.49 % NASDAQ 22,988 ▲0.37 % NAFTA 102.72 ▲6.37 % ARI 4,725 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Brenda mendjes revolucionare të Albert Ajnshtajnit

Përgjatë viteve, emri i Albert Ajnshtajnit u bë sinonim i gjeniut. Gjatë jetës së tij, Ajnshtajn ndryshoi botën duke shpjeguar si funksionon realiteti më mirë se kushdo tjetër që nga koha e Isak Njutonit. Në vitin 1999, revista Time e konsideroi atë Njeriun e Shekullit.

Por, përveçse shpjegoi teoritë e ndryshme të funksionimit të botës, ai dha dhe shumë këshilla të mençura.

Këshillat

Të ngatërrosh respektin me autoritetin, ky është armiku më i madh i së vërtetës.

Me origjinë jam hebre, shtetësinë e kam zvicerane, nga përbërja jam qenie njerëzore dhe sidoqoftë jam vetëm një qenie njerëzore, pa asnjë lidhje të veçantë me ndonjë shtet apo kombësi.

Për sa kohë ligjet matematike i referohen realitetit, ato nuk janë të sigurta, nëse janë të sigurta, atëherë nuk i referohen realitetit.

Si qenie njerëzore, dikush ka mjaftueshëm inteligjencë për të parë qartësisht se sa e pamjaftueshme është ajo inteligjencë, kur përballet me atë që ekziston.

Kur një burrë ulet me një grua të bukur për një orë, duket sikur është një minutë. Por kur ai ulet në një sobë të nxehtë për një minutë, i duket më shumë se një orë. Ky është relativiteti.

Është e vërtetë që prindërit e mi ishin të shqetësuar për shkak se fillova të flas vonë, aq sa shkuan te një doktor. Nuk e di sa vjeç isha, por jo më pak se tre vjeç.

Mirëkuptimi nuk është gjë tjetër veçse një depozitë paragjykimesh të futura në mendjen tonë përpara moshës 18-vjeçare.

Nëse A-ja është një sukses në jetë, atëherë A-ja është e barabartë me X plus Y plus Z. Puna është X, Y është loja dhe Z-ja është të mbash gojën mbyllur.

Nacionalizmi është një sëmundje foshnjore. Është fruthi i racës njerëzore.

Eksperienca më e bukur që mund të kemi është misteri. Është emocioni thelbësor që qëndron në zemër të artit dhe shkencës së vërtetë. Ai që nuk endet për të soditur, është thuajse i vdekur dhe sytë i ka të shuar.

Ndjeshmëria ime ndaj drejtësisë dhe përgjegjësisë sociale ka hasur gjithnjë kundërshtimin e nevojës sime për kontakt me qeniet e tjera njerëzore dhe komunitetet. Jam ‘një udhëtar i vetmuar’ dhe nuk i kam përkitur kurrë shtetit tim, shtëpisë sime, miqve të mi apo familjes sime me gjithë zemër. Përballë këtyre lidhjeve, kam ndier përherë distancë dhe nevojë për vetmi.

Imagjinata është më e rëndësishme sesa dija. Dija është e kufizuar. Imagjinata i vjen përqark botës.

Shumica e mësuesve e humbin kohën duke bërë pyetje që synojnë të zbulojnë ato që një nxënës nuk i di. Arti i vërtetë i të pyeturit është të zbulosh atë që nxënësi di ose është në gjendje të dijë.

I rrituri i zakonshëm nuk mendon kurrë për problemet hapësirë-kohë. Unë, përkundrazi, u zhvillova aq ngadalë saqë në moshë të rritur fillova të pyes veten për hapësirën dhe kohën. Kështu, i hyra këtij problemi më thellë se çdo i rritur apo fëmijë.

Një gjë kam mësuar nga kjo jetë e gjatë: se shkenca jonë, e krahasuar me realitetin, është primitive dhe fëmijënore dhe megjithatë, është gjëja më e çmuar që kemi.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga efekti i dëmshëm i një lëvdate është të vazhdojmë punën.

Idealet që kanë udhëhequr rrugën time dhe që herë pas here më kanë dhënë kurajë që të përballem me jetën i gëzuar, kanë qenë mirësjellja, bukuria dhe e vërteta.

Synimi i edukimit duhet të jetë stërvitja e veprimit dhe mendimit të pavarur tek individët, të cilët e shohin shërbimin ndaj komunitetit si problemin e tyre më të madh në jetë.

Asgjë me vlerë nuk rritet nga ambicia ose nga një ndjesi e detyrës, vlerat burojnë nga dashuria dhe përkushtimi ndaj njerëzve dhe ndaj gjërave objektive.

Unë rrallë mendoj me fjalë. Një mendim vjen dhe më pas përpiqem ta shpreh me fjalë.

Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen që të përfshihet shumë tek e ardhmja.

E rëndësishme është të mos reshtni së pyeturi. Kurioziteti ka arsyen e vet të ekzistencës.

Gjendja mendore që i mundëson një njeriu të bëjë një punë të këtij lloji… është e ngjashme me atë të një besimtari ose të dashuruari. Përpjekja e përditshme nuk vjen nga ndonjë qëllim ose program, por nga zemra.

*Burimi: Time.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.