☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.06 ▼3.56%
ARI 4,487 ▲1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,188 ▼ -0.59% ETH $2,142 ▼ -0.27% XRP $1.4095 ▼ -1.34% SOL $90.1300 ▼ -1.54%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.06 ▼3.56 % ARI 4,487 ▲1.93 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.06 ▼3.56 % ARI 4,487 ▲1.93 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Brexit s’frenon zgjerimin; kryeministrat e Ballkanit të inkurajuar

Liderët e BE-së u përpoqën t’i siguronin vendet ballkanike se bisedimet e aderimit në bllok do të vazhdojnë pavarësisht shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini mbajtën në Paris një takim me udhëheqës të vendeve të Ballkanit, gjatë të cilit u theksua vendosmëria e tyre për vijimësinë e bisedimeve të anëtarësimit. Liderët ballkanikë folën pas kësaj për repoerterët e mbledhur përpara pallatit Elize.

“Për kryeminstrat europianë, problemi është euroskepticizmi, ndërsa për mua është “europtimizmi”. Shqiptarët, qofshin ata nga Shqipëria apo nga Kosova, janë shumë optimistë për integrimin në Bashkimin Europian. Në këtë fazë, ne jemi ndoshta më të gatshmit për t’iu bashkuar BE-së”, deklaroi kryeministri Rama.

6 vendet janë në faza të ndryshme të aderimit. Serbia synon t’i përfundojë bisedimet deri në 2019-n. Kroacia and Sllovenia janë tashmë anëtare të BE. Negociatat duhet të vazhdojnë sipas krerëve ballkanikë, që nuk i druhen një frenimi të negociatave nga Brexit.

“Absolutisht jo. Nëse shohim premisat kyçe të BE-së ato janë prosperiteti, paqja mbi të gjitha. Po t’i hedhim një sy historisë së Europës, mendoj se duhet të shohim se çfarë mund t’i sjellë Unionit Ballkani perëndimor”, deklaroi kryeministri kroat, Tihomir Oreskoviç.

Në Serbi ndërkohë, mbështetja për bllokun është më pak e kristalizuar. “Mendoj se fakti që të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor janë të mirëpritura në BE është një tregues i mirë. Mua nuk më pëlqen të bëj zotime. Ne nuk kemi një marrëdhënie të veçantë me bllokun europian, por ai është vendi ku e ardhmja është më e mirë për popujt dhe për vendet tona”, deklaroi kryeministri Aleksandar Vuçiç.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, mbështetja për BE-në në Kosovë e Shqipëri është në nivelet 80 dhe 90%, të cilat përkrahësit e bllokut në Mbretërinë e Bashkuar nuk mund t’i perceptonin dot.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.