☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.65 ▼4.01%
ARI 4,510 ▲2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,593 ▼ -0.28% ETH $2,158 ▲ +0.39% XRP $1.4158 ▼ -1.05% SOL $90.9500 ▼ -0.43%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.65 ▼4.01 % ARI 4,510 ▲2.44 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.65 ▼4.01 % ARI 4,510 ▲2.44 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kronika

Britani/ Burgosen pesë shqiptarët që u kapën me mbi 1 mln paund kanabis në banesë

Pesë shqiptarë janë burgosur nga organet e drejtësisë britanike pasi kishin mbjellë një fermë “industriale”kanabisi në një shtëpi në Crick.

Oficerët e policisë zhvilluan një kontroll të enjten e 2 shkurtit të këtij viti, ku panë bimët duke u rritur, tharë dhe përgatitur për shpërndarje në disa dhoma.

Pesë burra u arrestuan në shtëpi dhe më vonë u akuzuan për vepra që lidhen me tregtimin e drogës.

Endrit Asllani, 24 vjeç, Martin Fejzullau, 19 vjeç, dhe Besmir Plaka, 28 vjeç, të gjithë pa adresë të caktuar, u akuzuan për prodhimin e një droge të kontrolluar dhe për posedimin e dokumenteve mashtruese të identitetit.

Aurel Gjini, 23 vjeç, dhe Bruno Vishkulli, 19 vjeç, gjithashtu pa adresë të caktuar, u akuzuan për prodhimin e drogës së kontrolluar, siç e cilësojnë mediat britanike.

Ata janë dënuar nga Gjykata e Northampton me një dënim prej 22 vitesh burg për fermën ku kishin mbjellë 1727 bimë kanabis.

Sipas vlerësimeve paraprake, vlera e lëndës narkotike nëse do të shitej në tregun me pakicë kap një vlerë prej 1,148,300 paund, nëse bimët do të ishin kultivuar plotësisht.

Dënimet e të arrestuarve:

Bruno Vishkulli, 20 vjeç, u dënua me tre vjet burgim

Endrit Asllani, 25 vjeç, u dënua me gjashtë vjet

Martin Fejullau, 20 vjeç, dënohet me katër vite

Aurel Gjini, 23 vjeç, dënohet me katër vite e dy muaj

Besmir Plaka, 28 vjeç, dënohet me pesë vite e gjashtë muaj

Detektivisti Leanne Lee, tha se “kjo ishte një nga fabrikat më të mëdha që kemi parë në Northants. Fabrika ishte një strukturë e madhe ku ata kishin dhënë me qira pronën dhe kishin shkatërruar muret,dritaret dhe tavanet për të sjellë kabujt elektrik”.

Ai tha se në banesë kultivohej vazhdimisht drogë për një periudhë 12 mujore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.