☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.22 ▲0.77%
ARI 5,011 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,883 ▲ +4.22% ETH $2,377 ▲ +11.52% XRP $1.5385 ▲ +7.88% SOL $97.2900 ▲ +7.99%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▲0.77 % ARI 5,011 ▲0.18 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▲0.77 % ARI 5,011 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Europa

Britani, kryeministri Cameron: Do të ulim taksat

“Është e pamoralshme t’i mbash shpenzimet dhe taksat e larta”, deklaroi David Cameron, një pohim ky i shoqëruar me zotimin të fshijë 200 paundë apo rreth 272 euro nga lista e detyrimeve tatimore të miliona familjeve britanike.

 David Cameron
David Cameron

E thënë ndryshe, shkurtimin e taksave e përfitojnë 9 në 10 prej tyre. Niveli i të ardhurave të përjashtuara nga taksat do të rritet në 10.600 paundë në vit, çka do të shtojë çdo muaj 17 paundë në xhepat e qytetarëve, ndërsa kryeministri britanik duket i vendosur të argumentojë mundësinë e një uljeje të mëtejshme të taksave dhe të shpenzimeve burokratike.

“Nuk ekziston e ashtëquajtura “para publike”, nuk ka të tilla para, ka vetëm para të taksapaguesve. Ne besojmë se njerëzit vetë dhe jo politikanët e dinë më mirë se si t’i shpenzojnë paratë e tyre”, u shpreh Cameron.

Kjo është ajo çfarë Cameron pritet të deklarojë sot, e pohuar në mediat vendase, që nënvizojnë një frazë pikante në fjalimin e kreut të ekzekutivit: “Është e gabuar dhe sinqerisht e pamoralshme që qeveria të shpenzojë para pa hesap, sikur ato të rriteshin nëpër pemë”.

Verifikimet e thesarit tregojnë se nga ndryshimet do të përfitojnë 14 milionë familje punëtore, ndërsa 9 në 10 familje pensionistësh do të marrin 15 paundë më tepër në muaj. Dobi më të madhe prej kësaj skeme do të kenë familjet me të ardhura mesatare tek 23.000 paundët në vit dhe më pak merr 10 perqindëshi i atyre që fitojnë më shumë.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu shfuqizimin e rregullave të vjetra të pensioneve, çka do të lejojë aksesin tek paratë e pensionit si në një llogari të zakonshme rrjedhëse. Në këndvështrimin e Cameron-it, nisma në fjalë do ta bëjë Britaninë një vend më të mirë dhe më të drejtë për të jetuar.

Dy janë subjektet që përbëjnë boshtin e saj: ekonomia, që në një botë gjithmonë e më konkurruese nxjerr në pah nevojën për të stimuluar punën duke e bërë më frytdhënëse dhe çështja e avancimit që si mënyrën më të mirë për ta mbajtur të lartë standartin e jetesës, parashikon t’iu lihen në përdorim njerëzve më shumë nga paratë që fitojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.