☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 112.30 ▼0.1%
ARI 4,734 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,349 ▼ -0.85% ETH $2,115 ▼ -1.81% XRP $1.3174 ▼ -1.91% SOL $81.9600 ▼ -0.2%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 112.30 ▼0.1 % ARI 4,734 ▲1.04 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 112.30 ▼0.1 % ARI 4,734 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Britani, shteti do të financojë ilaçin që parandalon Sidën

Organizatat bamirëse që mbrojnë të infektuarit me HIV kanë fituar një betejë të rëndësishme gjyqësore mbi financimin e medikamentit parandalues të Sidës, pasi sipas tyre, ky lloj ilaçi do të jetë armiku kryesor i virusit vdekjeprurës.

Vendimi i gjykatës thotë se ky lloj ilaçi tani mund të financohet nga Shërbimi Shëndetësor Shtetëror britanik NHS i cili varet drejtpërdrejtë nga qeveria.

Por këta të fundit kundërshtojnë se nuk është përgjegjësia e tyre financimi i këtij lloji medikamenti të kushtueshëm duke thënë se do të apelojnë vendimin, madje edhe nëse kjo do të arrijë deri në kundërshtimin e zyrtarëve të lartë të shëndetësisë.

Sipas tyre, trajtimi është një shërbim parandalues dhe për këtë arsye financimi nuk është përgjegjësia e tyre. Përdorimi i ilaçit mendohet se e redukton me 90% përhapjen e virusit. Ajo është një kokërr që konsumohet një herë në ditë dhe kushton 400 dollarë në muaj për person.

Teza e zyrtarëve të shëndetësisë është që këtë ilaç t’ia japin homoseksualëve, pasi kryerja e marrëdhënieve intime mes të njëjtit seks është edhe një nga faktorët kryesorë që ka çuar në përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar 4 mije njerëz infektohen me HIV.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.