☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.83 ▲3.89%
ARI 4,447 ▼2.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,357 ▼ -3.11% ETH $2,069 ▼ -5.24% XRP $1.3723 ▼ -3.79% SOL $87.6100 ▼ -5.61%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.83 ▲3.89 % ARI 4,447 ▼2.31 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.83 ▲3.89 % ARI 4,447 ▼2.31 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Britania në zgjedhje, fushatë deri në minutën e fundit

Britania nesër shkon në zgjedhje dhe ndryshe nga shumë vende nuk ka ditë reflektimi, ndaj beteja elektorale vazhdon deri në minutën e fundit përpara hapjes së qendrave të votimit.

Sondazhet më të fundit sugjerojnë se ka një diferencë mjaft të lehtë në favor të konservatorëve, ndërkohë që besohet gjerësisht se dy partitë dominante, konservatorët e kryeministrit Cameron dhe laburistët e opozitës së Miliband janë në kuota të barabarta mbështetjeje.

Një gjë është mëse e sigurt se, pas votimit të së enjtes, Britania do të detyrohet të qeveriset me koalicion qoftë edhe me qeveri pakice, edhe pse udhëheqësit kryesorë tentojnë ta mohojnë një opsion të tillë për arsye taktike elektorale.

Me gjasa do jenë nacionalistët skocezë dhe antieuropianët, si dhe euroskeptikët e UKIP që do të përcakatojnë se cila parti do mund të krijojë qeverinë e ardhshme, pa harruar edhe liberal-demokratët, partnerët e vegjël aktual të qeverisë së koalicionit, të drejtuar nga kryeministri Cameron.

E enjtja, sipas shumë gjasave, do jetë vetëm pjesa e parë e një ndeshjeje politike, pasi shumica do të vendoset pas rezultatit, për të cilin shumë pak janë të gatshëm të vendosin një bast. Këto zgjedhje pritet të jenë edhe barometri për një të ashtuquajtur ‘Brexit’, ku nëse fitojnë konservatorët do të ketë një referendum për të ardhmen e Britanisë në BE.

E nëse fitojnë laburistët, këto shanse janë minimale. Nesër britanikët do të vendosin se kush do t’i drejtojë gjatë katër viteve të ardhshme, por sipas të gjitha gjasave, gjithçka do të vendoset me fotofinish.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.