Maqedonia

Brukseli ia kthen shpinën Gruevskit

Komisioni Evropian kërkon urgjentisht nga Maqedonia që të bëj reformat e duhura drejtë integrimit në BE, në të kundërtën përfundimisht e humbë rekomandimin e marrë në vitin 2005 si shtet-kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo ka qenë porosia e djeshme që ka marrë zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi gjatë takimit me eurokomesarin për zgjerim, Johanes Han dhe elitat tjera politike në Bruksel.

Obligimet e Maqedonisë kanë të bëjnë me atë se qeveria e Gruevskit duhet urgjentisht të bëj ndryshime të vërteta e jo kozmetike në gjykatat e vendit ky gjykatësit dhe prokurorët do të jenë larg politikës së VMRO-DPMNE-së shkruan Zhurnal.

Reformat domosdo duhet të bëhen në shërbimet e sigurimit dhe policisë sekrete maqedonase të cilët kanë inskenuar raste të montuara politike.

Po ashtu duhet të eliminohet terri informativ nga mediat proqeveritare në vend dhe të promovohen mediat e lira të cilët do të informojnë objektivisht për zhvillimet në vend.

Si dhe më kryesorja ka të bëj me ndryshimet në kodin zgjedhor, pasi ligji ekzistues favorizon bindshëm VMRO-DPMNE-në duke i keqpërdor edhe mbi 200 mijë votuesit fiktiv.

Këta obligime të Brukselit ndaj Maqedonisë i ka hartuar eksperti, Rajhard Pribe pas publikimit të aferës së përgjimeve të cilët qeveria e Gruevskit urgjentisht duhet edhe ty përmbush, nëse dëshiron integrimin e vendit për në Bashkimin Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button