Kosova

Brukseli injoron platformën e Nikoliqit për Kosovën

James Ker-Lindsay, studiues nga Londra në London Economic Scool vlerëson se Platformën për Kosovën, e paralajmëruar nga krerët e Serbisë do ta injorojë Brukseli, pasi sipas tij, nuk ka interes që tash të shqyrtohet çfarëdo opsioni për Kosovën, sikur që është ndarja.

brukseli-do-ta-injoroj-euml-platform-euml-n-e-nikoliqit-p-euml-r-kosov-euml-n_hdJames Ker-Lindsay për ‘Danas’ ka thënë se ka shumë hapa që duhet të ndërmarrë dhe se para së gjithash, Serbia duhet ta gjejë mënyrën si të trajtohet çështja e Kosovës në kapitullin 35.

“Pikëpamja e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian është se ka kaluar koha për shqyrtimin e statusit të Kosovës. Padyshim se nuk ka interes që tash të shqyrtohet çfarëdo opsioni për Kosovën sikur që është ndarja. BE konsideron se me Marrëveshjen e prillit të vitit 2013 Serbia ka pranuar që Kosova të mbetet unike dhe që serbët e Kosovës duhet të integrohen në strukturat politike të Kosovës. Në Union është shumë e përhapur pikëpamja se Serbia ka pasur shansin që të përpiqet të paraqesë alternativa, porse ky moment ka shkuar”, thekson Lindsay.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button