Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,444 ▲0.69%
NASDAQ 21,913 ▲0.7%
NAFTA 91.18 ▼1.27%
ARI 4,532 ▲2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,882 ▲ +1.75% ETH $2,170 ▲ +2.08% XRP $1.4134 ▲ +1.44% SOL $91.8700 ▲ +2.99%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,444 ▲0.69 % NASDAQ 21,913 ▲0.7 % NAFTA 91.18 ▼1.27 % ARI 4,532 ▲2.94 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,444 ▲0.69 % NASDAQ 21,913 ▲0.7 % NAFTA 91.18 ▼1.27 % ARI 4,532 ▲2.94 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BSH: Ekonomia vijon trendin pozitiv të rritjes, parashikime optimiste për 2026-ën

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit rreth 3,7% gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT dhe projeksioneve të Bankës Qendrore.

Zgjerimi ekonomik u mbështet nga rritja e konsumit familjar, investimet e sektorit privat dhe rritja e eksportit të shërbimeve. Sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit shënuan zgjerim, ndërsa bujqësia dhe industria vijuan të tkurren. Politika fiskale mbeti konsoliduese, ndërsa eksporti i mallrave shënoi rënie.

Guvernatori theksoi se ritmet e rritjes dhe struktura e aktivitetit ekonomik pritet të vazhdojnë në të njëjtën linjë edhe gjatë tremujorit të parë të 2026-s. Faktorë të tillë si bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi i familjeve dhe bizneseve, të ardhurat nga turizmi dhe kushtet e favorshme të financimit, do të mbështesin rritje të qëndrueshme të aktivitetit ekonomik, punësimit dhe pagave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në skenarin bazë, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektiv gjatë vitit 2026, ndërsa ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet me ritme solide gjatë viteve në vijim.

Megjithatë, Guvernatori paralajmëroi se konfliktet gjeopolitike në Lindjen e Mesme paraqesin një burim të rëndësishëm rreziku për ekonominë globale dhe atë vendase. Rritja e çmimeve të energjisë dhe pasojat e mundshme për ofertën mund të ndikojnë negativisht në inflacion dhe rritjen ekonomike në të ardhmen.

Në përgjithësi, theksoi Sejko, zhvillimet ekonomike, monetare dhe financiare të muajve të fundit tregojnë se ekonomia vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi, duke krijuar perspektiva optimiste për vitin 2026.

/e.xh/j.p/r.e/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.