☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,942 ▲ +0.12% ETH $2,279 ▲ +1.7% XRP $1.3523 ▼ -0.19% SOL $84.6100 ▼ -0.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

BSH: Lehtësimi politikës monetare stimul për rritjen ekonomike

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mërkurën të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 2.25%, si një stimul i ri për nxitjen e aktivitetit ekonomik në vend. Ky vendim erdhi pasi inflacioni pësoi një tjetër rënie në muajin tetor dhe zbriti në 1.4%, ndjeshëm nën intervalin e poshtëm të objektivit të Bankës Qendrore.

banka-e-shqiperiseKjo ulje vjen menjëherë pas takimit të radhës me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që mbështeti vazhdimin e poltikës monetare lehtësuese, në kushtet kur kërkesa ngelet e plogësht dhe inflacioni poshtë objektivit, çka nuk jep nxitje për rritje të prodhimit në ekonomi.

Megjithatë  Banka e Shqipërisë konfirmon projeksionet e për një rritje ekonomike pozitive në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Rritja ekonomike besohet se është mbështetur kryesisht te rritja e konsumit dhe investimet private, ndërkohë që zhvillimet në tregtinë e jashtme dhe shpenzimet publike kanë pasur një ecuri më të ngadaltë.

Kërkesa e sektorit privat vazhdon të mbështetet nga përmirësimi i besimit të familjeve dhe bizneseve shqiptare, si dhe nga kushtet më të mira të financimit. Projeksionet tregojnë se ekonomia do të ndjekë një trajektore rritëse në periudhën afatmesme, të mbështetur nga vazhdimi i reformave strukturore, nga ruajtja e kahut stimulues të politikave makroekonomike, dhe nga rritja e pritur e ekonomisë botërore.

Banka e Shqipërisë megjithatë nënvizon se shpejtësia e rikuperimit të ekonomisë do të varet nga shkalla e efektivitetit të reformave dhe politikave të ndërmarra, si dhe ecuria e ambientit të jashtëm ekonomik e financiar. Ulja e mëtejshme e normës bazë në teori pritet të reflektohet në tregjet financiare me norma edhe më të ulëta interesi për depozitat bankare, bonot qeveritare dhe kreditë, por masa e transmetimit do të varet nga faktorë të kërkesës dhe ofertës për secilin produkt, ashtu si edhe nga zhvillimet në ekonominë reale, që përcaktojnë në një masë të konsiderueshme primet e rrezikut të kredisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.