Ekonomia

BSH parashikon rritje të konsumit dhe të investimeve në muajt e ardhshëm

Banka e Shqipërisë parashikon rritje të konsumit dhe të investimeve në muajt e ardhshëm të këtij viti, mbështetur në trendet pozitive të rritjes që prezantojnë tregues të veçantë të ekonomisë.

Guvernatori i Banksë së Shqipërisë, Genti Sejko, në një intervistë te merkuren për median, publikur në faqen zyrtare të Bankës Qendrore, lidhur me të dhënat e fundit mbi inflacionin që duket se po sfidon përpjekjet për të rritur konsumin dhe për të pasur inflacionin në objektivin e BSH-së, ka deklaruar se, “BSH-ja është duke kryer analizat dhe duke saktësuar vlerësimet lidhur me ndikimin e faktorëve në rënien e nivelit të inflacionit për muajin shkurt”.

Kjo rënie, shpjegon Guvernatori Sejko, ka bërë që të marrim edhe një herë në analizë të gjithë situatën dhe faktorët që kanë ndikuar në rënien e nivelit të inflacionit, por duhet të kemi parasysh që kjo është një rënie njëmujore. Në këtë shifër, mund të ketë ndikuar baza e lartë e inflacionit të ushqimeve për muajin shkurt të vitit të kaluar, si pasojë e përmbytjeve të ndodhura.

“Do të theksoja që ne nuk jemi në një situatë deflacioniste. Sigurisht që jemi nën targetin e synuar të inflacionit të Bankës së Shqipërisë, i cili është në nivelin prej 3%”. Unë mendoj dhe gjykoj që rënia në nivelin prej 0.2% është inflacioni vetëm i këtij muaji. Ekonomia shqiptare dhe niveli i inflacionit janë nën potencialin e kërkuar, por nga ana tjetër parashikimet tona janë për një rritje ekonomike më të lartë në vitin 2016. Kjo rënie e inflacionit sikurse e theksova ka ardhur kryesisht nga ndikimi i rënies së çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar dhe jo nga ndonjë rënie drastike e konsumit”, deklaroi Guvernatori Sejko.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button