09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 15°C · Vranët
S&P 500 6,702 ▼0.56%
DOW 47,067 ▼0.92%
NASDAQ 22,340 ▼0.21%
NAFTA 95.96 ▲5.57%
ARI 5,103 ▼1.07%
Breaking
Ekonomia

BSH vendos rishtypjen e monedhës metalike

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi dje miratimin e rishtypjes së monedhës metalike shqiptare, me kurs ligjor, me prerje 20 Lekë.

“Ky vendim synon plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me këto monedha metalike për një periudhë disavjeçare”, vlerësoi Banka e Shqipërisë.

Pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë njoftoi se duke filluar nga data 1 dhjetor 2016 do të hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2014.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin 26 shkurtit 2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.