Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.78 ▲2.51%
ARI 4,736 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,268 ▲ +0.33% ETH $2,199 ▲ +0.57% XRP $1.3489 ▼ -1.1% SOL $82.8500 ▼ -1.84%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.78 ▲2.51 % ARI 4,736 ▼0.86 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.78 ▲2.51 % ARI 4,736 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Buljeviç: Kroacia do të përkahë Kosovën drejt integrimit euroatlantik

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviç, u prit sot me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë konferencës për shtyp, pas takimit me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, Buljeviç theksoi se “Kroacia do të përkrahë Kosovën në të gjitha proceset dhe rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik”.

“Prej marrjes së detyrës të ministrit të Mbrojtjes, kjo është vizita ime e parë në një vend tjetër, kjo tregon shumë se çfarë rëndësie ka ministria e FSK-së, për ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë.  Ambicia jonë është që edhe më tutje t’i fuqizojmë raportet tona. Së bashku ne do të promovojmë idenë e demokracisë, stabilitetit dhe paqes. Do të ofrojmë përkrahjen tonë për Kosovën, në të gjitha përpjekjet ndërkombëtare. Do të vazhdojmë me bashkëpunimin tonë në shkollimin e personelit tuaj. Dhe me të vërtetë do të punojmë që raportet tona miqësore që kemi t’i sjellim në nivel vëllazëror”, tha Buljeviç.

Ministri kroat nënvizoi se “do të ofrojmë përkrahjen në të gjitha përpjekjet ndërkombëtare. Do të vazhdojmë të punojmë që raportet tona miqësore t’i sjellim në nivel vëllazëror”.

Ndërsa i pyetur se si e sheh ai Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe rrugën e saj drejt transformimit në Ushtri të Kosovës, Buljeviç tha se Kroacia dëshiron që transformimi të ndodhë sa më shpejtë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje në këtë aspekt”.

Ndërsa, ministri  Demolli u shpreh se “ministria e Mbrojtjes e Kroacisë po e përkrahë arsimimin e kuadrove ushtarake të Kosovës”.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviç, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të vizitojë edhe Qendrën për Studime Universitare (QSU), të FSK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.