Kronika
Bulqizë, protestë për gjendjen e keqe të rrugës
Banorët e fshatrave Kodra e Danit, Lepuraken dhe Dushë të Fushë-Bulqizës protestojnë për gjendjen e mjerueshme të rrugës automobilistike të zonës së tyre.
Dhjetëra banorë dhe drejtues mjetesh që frekuentojnë këtë rrugë, bllokuan në mënyrë simbolike hyrjen e kësaj rruge.
Sipas banorëve, një gjendje e tillë vijon prej vitesh. Kryeplaku i fshatit shprehet se prej 20 vjetësh kjo rrugë ka qenë problematike dhe autoriteteve i janë drejtuar disa kërkesa.
Banorët thonë se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale.