🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 97.10 ▲2.77%
ARI 4,441 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,487 ▼ -4.42% ETH $1,994 ▼ -3.94% XRP $1.3353 ▼ -2.83% SOL $83.1400 ▼ -5.4%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.10 ▲2.77 % ARI 4,441 ▲0.71 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.10 ▲2.77 % ARI 4,441 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bumi turistik: Defektet që gjetën të huajt në Shqipëri këtë verë

Turizmi na shpëtoi, ishte si një bekim për vendin tonë. Vetëm në korrik hynë në Shqipëri gati 2 milionë turistë, duke e kaluar edhe numrin e popullsisë sonë. Por sezoni tjetër vjen shpejt, ndaj po shpejt duhen marrë masat për ta shpëtuar ne turizmin këtë herë.

“Një nga problemet ishte mungesa e informacionit. Shumë turistë kishin mungesë informacioni për të gjetur një adresë, hotelin, muzeun, pedonalen, bunkerin, stacionet e transportit publik etj….Duhet të kemi parasysh që ata e përdorin shumë transportin publik që të mos shpenzojnë shumë, pasi turistët që erdhën së fundi ishin turistë ekonomikë. Infrastruktura është problem prej vitesh dhe kjo rëndonte trafikuan dhe një destinacion që arrihej për 2 orë, mund të bëhej për 4 apo më shumë orë.

Duhet të kemi patjetër sinjalistikë nëpër plazhe dhe vende malore. Turistët e huaj që nuk merrnin çadra apo shezlongë, e shtronin peshqirin në parcela të privatëve që paguajnë taksa në bashki. Nga mungesa e sinjalistikës, shenjave, tabelave që njoftojnë se cili është plazh publik dhe cili jo, në disa raste janë krijuar edhe konflikte.
Mungesa e punëtorëve ishte shumë e dukshme në të gjithë zinxhirët e turizmit, agjencitë, operatorët, hotelet, restorantet, baret. Edhe ata të rinj që kanë mbetur nuk duan të punojnë. Fillojnë 1 muaj dhe e lënë punën. Një zgjidhje është rritja e pagave që punëtorët të kenë motiv që të punojnë në vendin e tyre dhe specifikisht në këtë sektor.”-shprehet Fjorida Zani, agjente turistike./TCH

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.