Ekonomia

Bursa e Energjisë, arrin në 30 numri i kompanive të regjistruara

Arrin në 30 numri i kompanive të regjistruara në Bursën Shqiptare të Energjisë OT (Operatori i Tregut, pjesë e OST).

Sipas të dhënave nga Operatori i Tregut, kompanitë e regjistruara kanë aktivitet në prodhimin energjisë, tregtimin, por gjithashtu ka edhe klient të kualifikuar që janë konsumatorët të mëdhenj të energjisë. Pranë OT janë të regjistruar edhe kompanitë publike të sektorit, si OSHEE dhe OST.

Pjesë e tregut të energjisë janë edhe disa nga prodhuesit e mëdhenj privat, si HEC Ashta, Kurum dhe Devoll Hydropwer. Koncesionarë të tjerë nga tregu privat i energjisë janë regjistruar gjithashtu. Erdat Lura, Green Energy Trading Albania, Gjo-Spa Power dhe Stravaj Energy janë tashmë pjesë e bursës së energjisë.

Kompania të tjera në fushën e tregtimit si GEN-I Tirana, NOA Energy Trade, AXPO Albania gjenden të listuara në bursë.

Burimet nga OST bëjnë me dije se bursa do të vihet në funksionim vitin që vjen. Funksionimi i saj pritet të shmangë tenderë për shitblerjen e energjisë e për rrjedhojë edhe korrupsionin që shoqëron këto procedura.

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë (OST) me modelin e ri të tregut të energjisë ka marrë atributet e një burse energjie. Enti Rregullator i Energjisë është në prag të miratimit të rregullave të reja të tregut të energjisë dhe në këtë kuadër, OST-ja ka marrë lejen si operator tregu.

Sipas rregullave të reja Operatori i Tregut (OST) është struktura përgjegjëse për menaxhimin e tregut të energjisë elektrike dhe përgatitjen e pasqyrave financiare, për shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella, për pjesëmarrësit e tregut, pa përfshirë blerjen apo shitjen e energjisë elektrike. OST –ja do të jetë përgjegjës për organizimin dhe administrimin e likuidimeve dhe pagesave të energjisë elektrike mes pjesëmarrësve të tregut për tregun balancues.

Bursa do të funksionojë sipas modelit “Day Ahead” ose “Një ditë para”. Modeli i tregut Day-Ahead është arena kryesore në rajonin nordik dhe baltik për tregtimin e energjisë. Në këtë model tregu, kontratat bëhen ndërmjet shitësit dhe blerësit për dorëzimin e mallit një ditë para.

Me këtë model, një blerës duhet të vlerësojë se sa energji do t’i duhet për të përmbushur kërkesat të nesërmen dhe sa është i gatshëm të paguajë për këtë vëllim, orë pas ore. Shitësi, për shembull, pronari i një hidrocentrali, duhet të vendosë se çfarë sasie mund të dorëzojë dhe me çfarë çmimi, orë pas ore. Këto nevoja pasqyrohen përmes urdhrave nga blerësit dhe shitësit në sistemin e tregtimit Elspot në Bursën e Energjisë.

Çmimet e çdo ore janë shpallur në mënyrë tipike në treg në 12:42 ose më vonë. Pasi çmimet e tregut janë llogaritur, nga ora 00:00 të nesërmen, kontratat e energjisë janë dorëzuar fizikisht (që do të thotë se malli është siguruar për blerësit) orë për orë sipas kontratave të rëna dakord.

Kompanitë e regjistruara tek Operatori i Tregut

1-A&A Group

2- Albanian Energy Supplier

3- Albanian General Electricity

4- ALPIQ Energy Albania

5- AXPO Albania

6- Ayen AS Energji

7- Ayen Energy Trading

8- Danske Commodities Albania

9- Devoll Hydropower

10 -EFT Albania

11 -EMIKEL

12- Energija doo Veternik

13- Energji Ashta

14- Energy Supply-AL

15- Erdat Lura

16- Future Energy AL

17 -Energjia Alternative e Gjelbër

18- GEN-I Tirana

19- Gjo-Spa Power

20- Green Energy Trading Albania

21- Grupi Sistemeve Automatike

22 -Korporata Elektroenergjetike Shqiptare

23- KURUM international

24- Le Trading Albania

25 -NOA Energy Trade

26- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë

27 -Roberto Oil

28 -Stravaj Energy

29 -WENERG 64

30- YLLIAD 29XYLLIA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button