Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.93 ▲0.06%
ARI 4,791 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,886 ▲ +1.51% ETH $2,190 ▲ +0.59% XRP $1.3441 ▲ +1.09% SOL $83.0800 ▲ +1.47%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.93 ▲0.06 % ARI 4,791 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.93 ▲0.06 % ARI 4,791 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Bursë dhe shkollë falas, Rama sqaron kush përfiton

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje me vendimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me kategoritë e studentëve që e përfitojnë shkollën falas.

“Me dy nga vendimet e djeshme të Këshillit të Ministrave: “Për disa ndryshime në VKM Nr. 269, për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit” si dhe “Për disa ndryshime në VKM Nr. 903 për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave studentore”, që adresojnë dhe tejkalojnë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të regjistrimit në universitet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon e publikuar prej tij thuhet se në Pakti për Universitetin 8+, përfitojnë 100% financim të tarifës studentët nga familje me ndihmë ekonomike, të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët.

Po ashtu këto kategori do të përfitojnë edhe bursë mujore prej 10 mijë lekë të reja.

“Studentët me notë mesatare mbi 9, do të kenë financim 100% të programit të studimeve dhe bursë 10 mijë lekë në muaj”, thuhet në video.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.