Bushati: I bëre listat si Rama: Basha: Shërbëtor i sofistikuar i tij
Basha: PD do vijë në pushtet me votë. Ja alternativa. Hajde ta rrëzojmë që nesër.
Basha: Refuzimi i opozitës është investimi më i madh propagandistik i Ramës. Si i bën shenjat e barazimit, ti i bën shërbimin më të sofistikuar Edi Ramës.
Bushati: Ti do na mundësh dot ne dhe Edi Ramën, meqë ne jemi me Ramën.
Basha: Unë e kam bërë për 5 vjet. Doni ta rrëzoni brenda një jave, bëni një thirrje. Që të mos jemi veç militantë por të jetë i gjithë populli. Ti s’mund të pretendosh që unë të sillem si Che Guevara e ti të ngrohesh në zjarrin që digjet.
Bushati: Unë po punoj për Edi Ramën, hajde bëj debat me mua.
Basha: Relativizimi çon ujë në mullirin e Ramës.
Lubonja: Që këtu je gabim. The që kur të dali populli ata do ta marrin Ramën e do t’i thonë ik. Ti pret të ta japin pushtetin ndërkombëtarët.
Basha: Nuk thashë ashtu.
Lubonja: Ne nuk erdhëm në çadër ndoshta se nuk kishim besim. Ne nuk erdhëm por s’të thamë në bëj marrëveshje me Ramën. Nëse s’keni besimin se ky popull ju ndjek.
Basha: Nuk i vë fajin popullit. Detyra ime është bind popullin dhe ju. Unë e kam bërë detyrën si opozitë. Kam hedhur hapa konkretë. Përtej vetëdijësimit, unë po i jap zgjidhjen. Zgjidhja, alternativa që dua t’ju bind dhe po ju them dilni bashkë me popullin. Unë po bëj reformë brenda partisë.
Bushati: Çfarë bëre. Ato lista e, më keq se Edi Rama.
Basha: Me këtë që thua faktohesh se je shërbëtor i sofistikuar i Edi Ramës.
Bushati: Po më flet për proces.
Basha: Unë jam në detyrën time si kryetar i opozitës.
Bushati: Listat në zyrën tënde që si di njeri, aty mund të jetë dhe krimineli.
Basha: Nuk kam asnjë.
Rakipi: Nuk kini, këta janë të gjithë.
Basha: Fakti është që në grupit tim parlamentar nuk ka asnjë kriminel. Mos u merr me cic-mice.
Bushati: Si more listat janë cic-mice.
Basha: Ditën që u bë thashë hera e fundit që e bën kryetari.
Bushati: Hera e fundit tha dhe ai tjetri.
Basha: Për listat është e thjeshtë. Unë sot kam një statut. Ndërsa ti flet për listat e mia e nuk flet për kriminelët.
Bushati: Asnjëherë, unë jam me kriminelët. Kam ardhur si i Edi Ramës. Ti nuk më komplekson.
Basha: Unë kam ardhur me platforma për të ofruar zgjidhje.