☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,206 ▼ -3.94% ETH $1,988 ▼ -4.04% XRP $1.3236 ▼ -3.08% SOL $82.5300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Bushati: Pakti PS-PD hap rrugën për në BE

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte në Berlin, ku mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore, takim i thirrur nga kryediplomati gjerman Sigmar Gabriel.

Bushati shprehu bindjen se marrëveshja e arritur mes PS dhe PD do të jetë shumë e rëndësishme për rrugën integruese të Shqipërisë. Por ministri i Jashtëm tha se nuk duhet harruar zbatimi i reformës në drejtësi.

“Shqipëria është në një fazë vendimtare sa i takon fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe në rast se ne i përmbahemi asaj marrëveshje të rënë dakord me kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD Basha, pas zgjedhjeve të 25 qershorit do të vijojmë jo thjesht me zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, por do të kemi mundësi për të pasur pritshmëri nga vendet anëtare të BE për të filluar procesin sfidues të anëtarësimit në BE”, deklaroi Bushati.

Duke u ndalur tek procesi i Berlinit dhe tek takimi i ardhshëm në Trieste, Bushati shprehu bindjen se Shqipëria do të vijojë bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit, në të mirë të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.