Ekspozita do të vjen nën kurimin e Blerta Hoçias, teksa do të sjellë para publikut kërkimin e tyre artistik, duke eksploruar idetë e heroizmit, disiplinës dhe forcës së heshtur të butësisë.
“Përmes portreteve monumentale, tekstit dhe elementeve performative, ekspozita reflekton mbi mënyrën se si shoqëritë bashkëkohore riformësojnë figurën e heroit, dhe e bëjnë këtë duke marrë në shqyrtim një praktikë sportive të papritur – xhudon”, thuhet në njoftimin e ekspozitës.
Bëhet e ditur se artistet kanë vënë fokusin e tyre te vajzat e reja që ushtrojnë këtë sport.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 maj 2026.





Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment