Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,830 ▲ +0.85% ETH $2,239 ▲ +0.93% XRP $1.3445 ▲ +0.19% SOL $84.0700 ▲ +0.51%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Teater

Butrinti, tashmë pa teatro të mëdhenj

Rikthehet pas një viti ndërprerjeje Festivali i Teatrove në Butrint nga data 18-23 korrik, më i tkurrur në numrin e trupave pjesëmarrës

Bualoti: Ky festival mund të quhet “sakrifica e artistëve”. Mungon dhe Teatri Kombëtar

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove në Butrint, pas një viti mungese rikthehet nga data 18-23 korrik në skenën e amfiteatrit të Butrintit. Pas një sërë përplasjesh mes drejtuesve të këtij festivali dhe Ministrisë së Kulturës, për shkak të buxhetit të vogël që kjo e fundit akordoi këtë vit për një festival të përmasave të tilla (vetëm 10 mijë euro), drejtori i tij, Alfred Bualoti, ka vendosur ta bëjë festivalin në këto kushte. “Është një përpjekje e jona për të ruajtur një traditë dhe një standard të vendosur, që solli përgjatë këtyre viteve në Butrint teatro të njohur nga e gjithë bota”, thotë Bualoti, duke thënë se ky vit mund të quhet “sakrifica e artistëve”, pasi me një letër u është drejtuar të gjithë artistëve që i fton të vijnë të jenë pjesëmarrës në festival, duke kontribuuar në mbajtjen gjallë të një fryme të nisur kohë më parë për teatrin. Por, mungesa e buxhetit të duhur për një festival të tillë teatri ndihet jo vetëm në tkurrjen e numrit të ditëve në pesë, por edhe në trupat pjesëmarrës. Janë tri kompani teatrore të huaja pjesëmarrëse dhe ato nga vendet fqinje dhe dy të tjerat janë shqiptare. Dita e parë e festivalit do të hapet me teatrin bullgar, i cili do të ngjitë në skenë shfaqjen “Dekameroni” nën regjinë e Diana Dobrevës. Në ditën e dytë do të jetë teatri “Silence” i Bergamos, në Itali që do të ngjitë në skenë veprën “Zëra të huaj” nën regjinë e Luigi Pezzoti-t. Në ditën e tretë do të jetë teatri “Aleksandër Moisiu” i qytetit të Durrësit, që do të ngjitë në skenën antike të Butrintit një nga pjesët më të suksesshme të këtij viti, “Elektrën” nën regjinë e Laert Vasilit. Më pas në skenë do të ngjitet trupa e teatrit të komedisë së Shkupit, për të ngjitur në skenë “Lisystratën” e Aristofanit, nën regjinë e Natasha Poplavska. Ditët e edicionit të 13 të festivalit të Butrintit do të mbyllen nga një vepër e njohur që vjen nën interpretimin e aktorit të njohur shqiptar Mirush Kabashi. “Apologjia e Sokratit”, monodrama që ka njohur sukses në skena ndërkombëtare, do të vijë si pjesë e kompanisë teatrore “Art”. Duke parë historikun e trupave pjesëmarrës në këtë festival, ndihet që mungesa e fondeve të duhura ka ndikuar dhe te pjesëmarrja. Veprat që janë ngjitur në skenën e këtij festivali kanë sjellë dhe një fytyrë të teatrit të së tashmes, përmes përfaqësimeve më të mira. Mungojnë teatro të njohur, që dikur kanë qenë risi e këtij festivali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.