☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.04 ▲0.16%
ARI 4,586 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,544 ▲ +0.06% ETH $2,059 ▲ +0.59% XRP $1.3216 ▼ -2.49% SOL $83.3500 ▼ -0.32%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,586 ▲0.61 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,586 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Buxheti 2018, drafti paraprak shkon në qeveri

Ministria e financave ka finalizuar ligjin më të rëndësishëm vjetor, buxhetin e shtetit për vitin 2018. Në draftin paraprak që financat kanë dërguar në qeveri, e që pritet të miratohet javën e ardhshme, parashikohen 496,659 miliardë lekë shpenzime në total, me një rritje 27.1 mld lekë krahasuar me këtë vit. Pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për investime publike.

Ndryshe nga katërvjeçari i fundit, në 2018 qeveria do të rris ndjeshëm investimet kapitale të cilat në draftin paraprak parashikohen rreth 86 miliardë lekë apo 16% më shumë se viti aktual. Pjesa më e madhe e investimeve do të financohen nga burime të brendshme ndërkohë që 30.5 miliardë lekë do të jenë financim i huaj.

Ndryshe nga shpenzimet kapitale, vitin e ardhshëm qeveria është treguar dorështrënguar sa i përket fondit për politika të reja pagash dhe pensionesh. Nga ana tjetër, sipas planit, totali i të ardhurave për vitin 2018 arrin në 464.3 miliardë lekë, me një rritje prej 6.4% në krahasim me vitin aktual.

E thënë ndryshe qeveria pret të mbledh në buxhet 27.8 miliardë lekë më shumë të ardhura nga taksat vitin tjetër. Nga këto para, kontributin më të madh do ta jap tatimi mbi vlerën e shtuar me 9.5 miliardë lekë më shumë me bazë vjetore. Po ashtu, financat llogarisin 4.2 miliardë lekë më shumë nga tatim fitimi dhe 3.7 miliardë lekë më shumë nga akciza.

Ndërsa nga taksa mbi pasurinë financat kanë llogaritur 2.8 miliardë lekë të ardhura më shumë se viti aktual. Në draftin e 2018 defiçiti në buxhetin e shtetit llogaritet të jetë 2.2 % e prodhimit kombëtar, ndërsa borxhi publik në nivelin 69% të prodhimit të brendshëm bruto.

Totali i të ardhurave

2017 436,401 mln lekë

2018 464,292 mln lekë

  • 27.891 mln lekë

Totali i shpenzimeve

2017 469,600 mln lekë

2018 496,659 mln lekë

  • 27.059 mln lekë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.