Buxheti 2020/ Denaj: Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm do të jetë 4.1%. Deri në 2022 do të përfundojmë këto akse rrugore
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, ku është bërë prezantimi nga Ministria e Financave për Buxhetin e vitit 2020.
Ministrja e Financave, Anila Denaj ka deklaruar se rritja ekonomike e vitit të ardhshëm 2020 do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm.
“Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm. Synojmë të hapim 35 mijë vende pune. Investimet do të jenë në nivelin e 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto” ka thënë ministrja Denaj.
Ndërkohë Denaj ndër të tjera ka theksuar se Borxhi publik në vitin e ardhshëm do zbres në nivelin 62.2%, ne vitin 2021 do zbres në 59% dhe në vitin 2022 do jetë 57%.
Ndër të tjera Denaj ka theksuar se buxheti 2020 do të ketë në fokus mbështetjen e 4 sektorëve kryesor të zhvillimit ekonomik. Arsimin, Shëndetësinë, Infrastrukturën dhe Bujqësinë.
Denja ka deklaruar se Arsimi do të marrë 3.3 miliard lekë më shumë se një vit më parë.
” Në Arsim 3.3 miliard lek më shumë. Arsimi është sektor ku u rrit në mënyrë të ndjeshme, në 2020 tekstet shkollore do të jepen falas për 250 mijë nxënës. Investim në arsim dy herë më tepër se një vit më parë” tha Denaj.
Në sektorin e dytë, Shëndetësinë, sipas Denaj do t’i kushtohen 2.75 miliard lekë më shumë se një vit më parë.
“Sektori i dytë, i Shëndetësisë. Do të ketë 2.75 miliard lekë më shumë. Rikonstruksion 350 milion lekë të qendrave shëndetësore. Efektivitet të shtuar në shërbimet mjekësore. Shpejtim i rezonancës e shërbimeve të tjera. 120 qendrave shëndetësore, rimbursim ilacesh për më shumë se 1000 pacientë.”
Ndërsa sektorit të Bujqësisë për vitin 2020 ministria e Ekonomisë ka parashikuar që t’i ndajë 1.8 miliard më shumë se në vitin 2019.
“Sektori i bujqësisë 1.8 miliard më shumë se 2019. Bujqësia do të rrisë konkurrueshmërinë . Standardet sigurinë ushqimore. Investime 4 më shumë. do të ketë përparësi” tha Denaj.
Po ashtu në sektorin e infrastrukturës Denaj ka theksuar se deri në vitin 2022 do të mbyllen projekte rrugore ku aktualisht po punohet.
” Në infrastrukturë brenda 2022 synohet të përfundojnë këto projekte të mëdha. Rruga Arbrit, Milot- Balldren, Orikum-Dukat, Kardhiq – Delvinë, Një pjesë e Unazës së Tiranës, Elbasan -Banjë e Baypass Fier” tha Denaj ndër të tjera.