‘Buxhetin 2020’/Ahmetaj: E pa justifikueshme që të mos parashikohet investimi për vitin e ardhshëm
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka patur kundërshti pas prezantimit të Buxhetit 2020 nga ministria e Financave. Arben Ahmetaj ka theksuar se është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm.
Ahmetaj i kërkoi ministrisë së financave në komisionin parlamentarë të ekonomisë që të rishikohet rritja ekonomike pasi sipas asaj që parashikon Banka Botërore rritja ekonomisë së Shqiperisë do jetë më ulët se vendet e rajonit dhe do mbyllet në nivelin e 2.9%.
“Të ardhurat nga Bashkitë janë parashikuar në nivelin e 57 mld lekë ose 11% më shumë se viti 2019. Synojmë konsolidimin e të ardhurave të bashkive dhe ulje të detyrimeve të prapambetura. Rishikoni rritjen ekonomike të vitit 2019, pasi duhet që rritja ekonomike e 6 mujorit të parë të jetë 5% që viti të mbyllet në nivelin e 3 deri në 3.5%. Sipas parashikimeve te BB rritja ekonomisë së Shqiperisë do jetë më ulët se vendet e rajonit dhe do mbyllet në nivelin e 2.9%. Rishikoni nivelin e 4.1% për vitin 2020 pasi të dhënat e deritanishme nuk janë brenda pritshmërive.” ka thënë Ahmetaj.
Sipas Ahmetaj Ministria e Financave ka ardhur pa një fokusim për investimet që do të kryhen ai ka deklaruar se është e pa justifikueshme që të mos parashikohet investimi për vitin e ardhshëm.
“Investimet publike janë reduktuar. Nga 4.8% në 2018 në 4.7% në 2019. Është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm. Janë 100 pyetje për Ministrinë e Financave lidhur me buxhetin, të ardhurat, shpenzimet, investimet,borxhin apo pagat.” ka shtuar Ahmetaj.
Ndër të tjera ish ministri i ekonomisë, Arben Ahmetaj ka thënë se ministria Denaj duhet të kishte bërë një cilësim se të kujt sektori është buxhëti i viti të ardhshëm
“Ky buxhet ka ardhur pa një parashikim që buxheti i kujt sektori është pra i infrastrukturës, i bujqësisë, i pagave apo i pensioneve. Do e diskutojmë a do ketë rritje pagash pasi këtu nuk e kemi. Buxheti është pa një emër konkret. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë rënë nga 18.7 në 18.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ministria e Infrastrukturës duhet të paguaj 6.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura që ka. Unaza e Tiranës merr pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe pjesa tjetër infrastrukturore nuk merr asgjë. Vitin e ardhshëm duhet të merrni një eurobond të ri me detyrimet që janë akomuluar. Ministria e Infrastrukturës duhet të likujdojë kontraktorët brenda këtij viti.” tha ndër të tjera Ahmetaj.