Teknologji
Çadra e padukshme
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/10/cadra.jpg)
Quhet Air Umbrella dhe është një çadër kundër shiut e shpikur nga një kinez në Universitetin e Nanjing, e cila lejon mbrojtjen nga shiu duke garantuar zmbrapsjen e tij përreth. Modeli i parë kishte vështirësi në përdorim pasi ishte shumë i madh. Mbi këtë projekt pak kohë më vonë punuan disa studentë të Universitetit të Pekinit dhe të Nanjing University, duke eleminuar pjesën më të madhe të defekteve dhe duke e zhvilluar në tre përmasa të ndryshme. I vetmi defekt i kësaj çadre është bateria, e cila zgjat gjysmë ore.