Calavera i përgjigjet Vasilit: Ja cili do jetë roli i ONM
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila kryeson edhe misionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i ka dërguar një letër të gjithë atyre që kanë shprehur shqetësim për rolin e ONM.
Në letrën e saj theksohet se bordi drejtues i ONM ka natyrë të qartë administrative. “Bordi ka qëllim të lehtësojë punën e përbashkët të KE dhe qeverisë së SHBA. Të gjitha vendimet ekzekutive i përkasin institucioneve në Shqipëri”, theksohet në letrën e saj.
“Grupi i ONM ka natyrë të pastër administrative. Detyra e tij nën udhëheqjen time mund të krahasohet me atë të njësisë së menaxhimit të projektit qëllimi i së cilës është të lehtësojë dhe të bashkojë punën e Komisionit Europian dhe të qeverisë së SHBA.
Së dyti më lejoni të theksoj se të gjitha rekomandimet në lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për formimin e organeve të Vettingut dhe e ardhmja e procesit të Vettingut do të jetë nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtar ose do të emërohet nga ONM. Më lejoni të nënvizoj se ONM është një strukturë jo ekzekutive, detyra e të cilës është vetëm të monitorojë dhe të sigurojë rekomandimet përmes procesit të Vetingutt. Të gjitha vendimet ekzekutive i takojnë institucioneve ekzekutive të Shqipërisë”.
Së fundmi për të lehtësuar komunikimin dhe për të shmangur cdo lloj konfuzioni në të ardhmen sa i përket ONM do t’i referohem vetëm shkëmbimeve zyrtare”, thotë Calavera duke mbyllur letrën.
Gjatë dy javëve të fundit ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka shkruar dy letra për institucione kryesore në vend ku thekson se bordi i OMN cënon besueshmërinë e reformës në drejtësi.
Në letrën e dërguar në 20 shkurt Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe dy ambasadorëve, Lu e Vllahutin, ministri Vasili vlerëson se ka shkelje të Kushtetutës në marrëveshjen me qeverinë, për sa kohë ajo është nismë e paautorizuar nga qeveria e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.
Calavera.Ilir Meta dhe Petrit Vasili nuk e duan reformen ne drejtesi sepse Ilir meta eshte kryehajduti shqipetar bashke me kopene e sali berishes