🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,676 ▼0.6%
DOW 46,590 ▼0.86%
NASDAQ 22,356 ▼0.55%
NAFTA 95.27 ▼0.27%
ARI 4,896 ▼2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,908 ▼ -3.64% ETH $2,216 ▼ -5.33% XRP $1.4660 ▼ -4.2% SOL $90.7600 ▼ -4.32%
S&P 500 6,676 ▼0.6 % DOW 46,590 ▼0.86 % NASDAQ 22,356 ▼0.55 % NAFTA 95.27 ▼0.27 % ARI 4,896 ▼2.25 % S&P 500 6,676 ▼0.6 % DOW 46,590 ▼0.86 % NASDAQ 22,356 ▼0.55 % NAFTA 95.27 ▼0.27 % ARI 4,896 ▼2.25 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Call Center 24 orë, dyfishohen telefonatat e abonentëve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi të shtunën se numri i përdoruesve të marrjes së informacionit dhe zgjidhjes së problemit përmes sistemit call center është gati dyfishuar.

Nga muaji shkurt 2015 që ka nisur funksionimi, trendi i telefonatave është rritur nga 650 telefonata në muaj, kjo shifër pothuajse është trefishuar në janar 2016, falë besimit të krijuar mes nesh dhe abonentëve duke u krijuar atyre komoditet të telefonojnë pranë call center për të marrë shërbimin e kërkuar.

Në shkurt të 2015-ës, OSHEE riktheu në funksion qendrën e ofrimit të shërbimeve në distancë, përmes sistemit call center. Fluksi i pagesave të faturave të energjisë elektrike, trajtimi i kërkesë/ankesave, si dhe procesi i lidhjes së aktmarrëveshjeve kishin shtuar radhët në sportele.

OSHEE, ju përgjigj duke marrë një sërë masash, ndër to, rilidhjen e sistemit, trajnimin e punonjësve dhe vendosjen e tyre në gatishmëri me tre turne, 24 orë, si dhe vendosjen e numrit unik në të gjithë vendin 04 277 4141 (gjithashtu, funksionojnë edhe numrat dispecer, të ndara sipas rajoneve).

Florenc Rama, përgjegjësi i Sektorit për Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit (KNK), shpjegon më me detaje funksionet e kësaj qendre, për çfarë shërben dhe cilat janë avantazhet e përdorimit të call center, rrjet i cili shumë shpejt do të zgjerohet.

“Ky numër telefoni shërben jo vetëm për të njoftuar operatorin në lidhje me defektet/mungesën e energjisë elektrike në zonën ku banon, por edhe për të marrë informacione të nevojshme. Me anë të këtij numri mund të udhëzohen për të kryer një ankesë në qendrat e KNK-ve, apo të interesohen për të mësuar statusin e ankesës apo kërkesës që kanë paraqitur.

Përmes kësaj qendre informimi në distancë, abonentët mund të njihen me statusin e kontratës së tyre, mund të pajisen më një password dhe username për të parë faturën online, për ta printuar ose paguar direkt, etj, pra ka shumë avantazhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.