🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,442 ▼ -0.17% ETH $2,002 ▲ +0.69% XRP $1.3404 ▲ +0.79% SOL $83.0900 ▼ -0.07%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Call center-at po ikin, pezulluan aktivitetin 30 kompani

Ligji italian që synon të rikthejë brenda vendit industrinë Call Center ka dhënë efektet e para në Shqipëri, duke pezulluar aktivitetin e rreth 30 kompanive.

“Mbi 2 apo 3 mijë vende pune kanë qenë nga call center-a që kanë qëndruar mbi 5 vjet në Shqipëri, të cilat kanë patur një kontratë ekskluzive me një multinacionale italiane, që për shkak të ligjit ka frikë se penalizohet dhe ka pezulluar dhënien e shërbimit për t’u ofruar nga kompani që janë të regjistruara në Shqipëri”, deklaron Genti Drenova, nga Shoqata e Call Center-ave.

Vlera e gjobës për shkelësit e ligjit është 50 mijë euro. Por disa kompani po përpiqen t’i përshtaten ndryshimeve ligjore për të mbijetuar.

“Nga momenti që jemi të detyruar të themi ‘flasim nga Tirana’, ligji thotë se kur klienti kërkon të merret nga Italia apo brenda BE-së jemi të detyruar t’i kalojmë telefonatën një operatori me nënshtetësi italiane. Kjo ka një kosto sepse duhet të kesh një zyrë në Itali apo brenda komunitetit. Nëse e ke në Rumani apo Bullgari mund të operosh pa problem”, thotë Denis Sina, administrator i një kompanie call center.

Paralelisht me këtë, përfaqësuesit e biznesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare. Një nga pikat kryesore është subvencionimi i trajnimeve.

“Të paktën për një periudhë të caktuar të kishim një subvencionim të kostos së sigurimeve shoqërore, që është shumë e lartë. 25 mijë punonjës mund të jetë shifër e ulët në krahasim me tregun e punës, por janë punonjësit më sensitivë, studentë që jo vetëm rriten në karrierë, por mbështesin studimet dhe familjet e tyre”, thotë Drenova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.