Ekonomia
Cani: Serveri i Thesarit punon
Serveri i Thesarit, përmes të cilit shteti shqiptar kryen të gjitha pagesat, nuk ishte në funksion që nga data 3 prill për shkak të pajisjeve të vjetra, por ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi të premten se serveri i Thesarit është vënë në funksion ditën e sotme.
I pyetur nga mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes së huasë me Bankën Botërore për mirëmbajtjen e rrugëve, ministri Cani tha se “serveri i Thesarit punon”.
Ne faqen zyrtare të Thesarit, pagesat e fundit janë ato të datës 3 prill, pra që të premten e kaluar.
“ Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ajo çfarë ndodhi ishte për shkak të pajisjeve të vjetra”, deklaroi Cani për mediat. Kemi dështuar disa herë me tenderin për rinovimin e pajisjeve, theksoi ai.