Moda
Çantat ”Box Bag” të voglat dhe interesantet e sezonit pranverë-verë 2018
Janë çantat më të dëshiruara të momentit, fiksimi i ri i blogerëve të modës dhe një nga aksesorët më të nevojshëm ku ia vlen të investosh.
Bëhet fjalë për “Box Bag”, që është mjaft në modë në sezonin pranverë-verë 2018.
Këto çanta të vogla me forma gjeometrike, qoftë për tu mbajtur në dorë apo me rrip supi, do të jenë zgjedhja e duhur për të qenë edhe më në modë duke ju bërë shoqëri gjatë gjithë ditës.
Nëse jeni gati për të rinovuar dollapin e çantave dhe për të mirëpritur disa çanta të reja, thjesht duhet të filloni të kërkoni për të preferuarat tuaj.
Ja disa nga “Box Bag” më interesante për sezonin pranverë-verë 2018.