“Carla Del Ponte…” do të shfaqet në Hamburg
“Carla Del Ponte…” në Hamburg do të shfaqet dy net radhazi, më 29 dhe 30 prill, nga ora 19:30
Performanca teatrore e Qendrës Multimedia “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”, pas premierës së suksesshme në Prishtinë e Dyseldorf, tani do të shfaqet edhe në Hamburg të Gjermanisë, në teatrin Kampnagel, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar KRASS Kultur Crash, përcjell KultPlus.
“Carla Del Ponte…” në Hamburg do të shfaqet dy net radhazi, më 29 dhe 30 prill, nga ora 19:30.
Regjnë e kësaj performance a ka bërë koreografi i njohur gjerman Jochen Roller, tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj, kurse performojnë aktoret e mirënjohura kosovare: Agnes Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci e Vjosa Abazi.
Nё shfaqje, protagonistja kryesore ёshtё Carla Del Ponte, ajo udhëton nё Kosovё me qëllim tё ndjekjes sё kriminelёve tё trafikimit tё organeve. Gjatё njё pauze tё shkurtёr, ajo shkon nё Starbucks Café nё Prishtinё dhe befasohet qё pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atё nё Europё. Ky incident shkakton pёrçartje nё lidhje me liberalizimin e dёshtuar tё demokracive tё vjetra europiane, atraksionin pornografik tё kapitalizmit perёndimor, tregtinё me organe dhe superioritetin e thikave zvicrane.
Koreografi Jochen Roller vё tekstin e Nezirajt nё lёvizje, me pesё aktoret e shquara kosovare tё cilat luajnë me tekstin nё gjuhёn angleze brenda njё koreografie të ritmit të shpejtë. Aktoret transformohen marrëzisht nga Carla Del Ponte në Madeleine Albright, në gruan e trishtuar gjermane, Marina Abramoviq, Nёnёn Tereze, organ-kërkues, organ-dhurues, Ulay, Bill Clinton, Elez Nikçi dhe në vёllaun e Carla Del Pontes.
“Carla Del Ponte pi Vanilla Chai Latte nё Prishtinё” ёshtё performancё verbuese e njё perspektive nё ndryshim të vazhdueshëm dhe e një koreografie të qëndrimeve tkurrëse. Ështё vallëzim propagandistik mbi këmbënguljen e ideologjisë – e shpejtë, e furishme, tragjike dhe qesharake.
Kostumet për shfaqje i ka punuar Sebastian Ellrich, kurse ndriçimin e kan bërë Marek Lamprecht dhe Denis Berisha. Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia dhe FFT, Dyseldorf, kurse është financuar nga Robert-Bosch-Stiftung/Szenenwechsel, Nationales Performance Netz Germany dhe Goethe Institut. Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë.