Bota

Donald Trump emëron ambasador të Izraelit këshilltarin i tij

Ndërsa Donald Trump pritet në vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë kabineti Trump vijon të plotësohet dita-ditës.

Zgjedhja e fundit është ambasadori i SHBA në Izrael, avokati David Friedman, i cili ka qenë këshilltar i manjatit gjatë fushatës presidenciale.

Ai e ka këshilluar presidentin për marrëdhëniet SHBA-Izrael, ku Trump ka premtuar se do të punojë për të përforcuar  marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të vihet më tej paqja në këtë rajon.

SipasTrump marrëdhëniet që avokati ka me Izraelin do të ndihmojnë misionin e tij diplomatik dhe do të jetë një aset i mrekullueshëm për raportet mes dy vendeve dhe lidhjen me aleatët në përpjekje për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme.

Prej 68 vitesh ambasada amerikane ndodhet në Tel Aviv duke qenë se një pjesë e mirë e fuqive botërore nuk njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button