“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia
Parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme të drejtuesve të mjeteve në rrugë, nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit.
Kështu deklaroi sot Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, duke treguar me video manovrat e ndryshme rrugore që ndalohen me ligj.
‘Ja dhe “trimat” në timon me parakalime të gabuara e manovra tejet të rrezikshme, që kurrsesi s’do të tolerohen nga Policia e Shtetit! Nëse mendoni se mund t’i fshiheni efektivëve të rrugores, syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk mund t’i shpëtoni sidoqoftë. Çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë dhe sjellje të tilla të rrezikshme do të ndëshkohen!’ tha Lamallari.
Falë teknologjisë bashkëkohore, Policia e Shtetit po patrullon terrenin dhe monitoron qarkullimin rrugor, duke nënvizuar se çdo gabim në timon mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.