Kosova

Çeku: Nuk ka datë për publikim të listave, janë 20 mijë ankesa

Kryetari i Komisionit për Verifikimin e listave të veteranëve të luftës, Agim Çeku, ka thënë se nuk dihet se kur do të publikohen listat.

Ai ka thënë se 15 qershori është kohë e shkurtër për publikim, sepse ka shumë ankesa që duhet trajtuar njësi për njësi.

“Nuk garantoj që do të përfundohen deri më 15 qershor, por mund të garantoj se nuk do të ndalemi me trajtimin e ankesave dhe publikimin e listave. Duhet kohë që Komisioni t`i shqyrtojë ankesat e t`i trajtojë ato njësi për njësi, sipas zonave”, ka thënë Çeku.

Ai ka sqaruar se janë 20 mijë ankesa nga Kosova dhe jashtë saj.

“Deri me 15 qershor është shumë e shkurtë sepse janë diku afër 20 mijë ankesa prej gjithë Kosovës dhe jashtë saj.Kanë filluar të shqyrtohen por nuk janë të gatshme, kur të jenë do të publikohen.

Çeku ka thënë se listat e veteranëve janë një çështje e ndjeshme dhe voluminoze, për të cilën po punojnë edhe shumë vullnetarë, prandaj kërkohet kohë dhe ende nuk mund të caktohet ndonjë datë për publikim të tyre.

Ndryshe, kryetari i Këshillit të Veteranëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi pati prononcuar për Indeksonline se nëse listat nuk publikohen deri me 15 qershor do të ketë protesta dhe greva urie nga ana e veteranëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button