☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.98 ▼0.58%
ARI 5,016 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,733 ▼ -1.62% ETH $2,313 ▼ -1.45% XRP $1.5145 ▼ -1.47% SOL $94.2800 ▼ -1.41%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Çelet Java e Parasë, rritje e edukimit financiar të të rinjve

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë u çel sot Java Globale e Parasë 2026, nismë ndërkombëtare që synon rritjen e edukimit financiar te fëmijët dhe të rinjtë, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë rolin e financave dhe të ekonomisë në jetën e përditshme.

Kjo javë, e cila zhvillohet nga 16 deri më 22 mars, organizohet çdo vit në shumë vende të botës dhe bashkon institucione publike, sektorin financiar, sistemin arsimor dhe partnerë të ndryshëm për të promovuar kulturën financiare në shoqëri, me fokus të veçantë te brezi i ri.

Viti 2026 ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi përkon me 100-vjetorin e emetimit të monedhës së parë kombëtare shqiptare, moment historik që ofron mundësinë për të reflektuar mbi rolin e monedhës në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.

Tema e këtij viti është “Flasim zgjuar për paranë! 100 vjet monedhë kombëtare!”, duke ndërthurur historinë e parasë shqiptare me rëndësinë e ndërtimit të një kulture të shëndetshme financiare tek të rinjtë.

Aktivitetin çelës të Javës Globale të Parasë 2026 e përshëndeti Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili theksoi se në një kohë kur teknologjia po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si menaxhojmë paranë, edukimi financiar bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm.

Sipas tij, gjatë kësaj jave do të organizohen një sërë aktivitetesh edukative, përfshirë leksione të hapura, konkurse, nisma ndërvepruese dhe takime informuese për nxënës dhe studentë, me synim nxitjen e diskutimit mbi menaxhimin e parasë, vendimmarrjen financiare dhe rëndësinë e edukimit financiar në epokën e shërbimeve digjitale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.