☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,050 ▲ +1.59% ETH $2,249 ▲ +2.83% XRP $1.3570 ▲ +1.03% SOL $84.8600 ▲ +2.13%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Çelet klinika ligjore falas, Manjani: I vjen në ndihmë qytetarëve në nevojë

Është çelur sot në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Klinika Ligjore Falas e cila në thelb të saj ka informimin e qytetarëve për nevojat e tyre ligjore. Klinika, do te jetë një zyrë që do t’i shërbejë qytetarëve të cilët janë në nevojë financiare, pensionistëve, personave me probleme dhe aftësi të kufizuara fizike.

Në ceremoninë e çeljes së zyrës, Ministri Manjani tha se kjo ishte një nga ambiciet e punës së tij. “Jam gjashtë muaj në detyrë dhe ndihem krenar që kam arritur të hap këtë zyrë. Ne do bëjmë dhe ndërmjetësim përmes kësaj zyre. Kjo e fundit do të jetë mjaft simpatike si çështje, pasi ne do jemi një urë komunikimi mes qytetarëve në nevojë dhe gjykatës, duke sjellë në kohë të shpejtë zgjidhjen e çështjeve”, tha Manjani. Ai u shpreh se kjo është një ambicie e madhe e institucionit që ai drejton dhe nuk do të ndalet këtu…

Ministri Manjani foli dhe për çështjen Balili, duke u shprehur se në rast se do të kishte urdhër ndalimi për personin në fjalë, institucionet drejtësivënëse do e kishin bërë një gjë të tillë. Ai foli dhe për çështjen e kryetarit të ish Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelil, duke thënë se qeveria flet vetë. “Qeveria flet vetë. Mendoj se skandale të tilla duhet marrin ndëshkim shembullor. Prokuroria po bënë procedurat e duhura”, vijoi Manjani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.