Celulari tregon më shumë se pasaporta
I riu tha se kishte ikur nga Alepoja. Në vjeshtën e vitit 2015 ai arriti në kufirin austriako-bavarez. Ai nuk kishte me vete letërnjoftim – dhe tha se e kishte humbur. Por kishte me vete telefonin celular. Në fazën e ardhjes masive të refugjatëve, rojet e kufirit nuk ishin në gjendje të kontrollonin identitetet e të gjithë atyre. Në shumicën e rasteve ata u jeptin vetëm shenjën që të kalonin. Nëse dikush fliste apo jo dialektin sirian të arabishtes – qe e vështirë të identifikohej menjëherë në atë kohë? Në të vërtetë refugjati që pretendonte se kishte ikur prej luftës civile nga Alepoja ishin marokan që kishte ardhur në Gjermani me rrymën e “sirianëve të vërtetë” përmes “rrugës së Ballkanit”.
Celulari tregon më shumë se pasaporta
Historia e mësipërme ka ndodhur me mijëra herë. Çështja e vendit tëorigjinës është e rëndësishme, sepse është vendimtare për shanset për azil. Sirianët mund të qëndrojnë në Gjermani, marokanët jo, sepse ky vend konsiderohet si vend i sigurt. Pas diskutimeve politike dhe juridike nëse do të lejohet që autoritetet të lexojnë të dhënat e telefonit celular dhe të përcaktojnë saktësisht se prej nga ku dhe kur ka ardhur dikush në Gjermani, tani qeveria vendosi që t’i japë Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) të drejtën që të përdorë telefonat celularë për verifikimin e identitetit.
Avokatë, mbrojtës të të dhënave dhe organizata humanitare e konsiderojnë këtë si një ndërhyrje të gjerë sferën e të dhënave personale. Kurse Jutta Cordt, drejtuese e BAMF-it e konsideron si një hap shumë urgjent. Ajo thotë se leximi i të dhënave të celularëve do të jetë vetëm një hap ndihmës në rast dyshimesh për identitetin e personave që kërkojnë azil.
Sa të sigurta janë të dhënat?
E ngarkuara e qeverisë germane për të dhënat personale e konsideron këtë procedurë si antikushtetuese. Të këtij mendimi janë edhe disa ekspertë të së drejtës penale. Deri tani leximi i të dhënave në celular nga punonjësit e BAMF-it, mund të bëhej vetëm pasi për këtë të kishte vendosur një gjyqtar. Në rast dyshimesh se dikush kishte gënjyer për identitetin dhe kjo vërtetohet, atëhere personit i hiqet e drejta për azil. Në vitin 2016 janë anuluar 400 leje për qëndrim si azilant për shkak të mashtrimit për vendin e orgjinës, gjë që ishte konstatuar përmes celularit.
Problem është edhe se dikush mund të ketë dy celularë, megjithatë përcaktimi i identitetit të një personi bëhet më i lehtë nëse kontrollohen edhe të dhënat e celularit. Por pavarsësisht prej kësaj shoqata “Për liritë individuale” do të ngrejë padi kundër ligjit për kontrollin e celularëve.