🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,502 ▼ -0.19% ETH $2,004 ▲ +0.67% XRP $1.3407 ▲ +0.74% SOL $83.1900 ▼ -0.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Çështja CEZ, Prokuroria padi për mashtrim për ish-drejtuesit çekë

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi në gjykatë nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim ish-drejtorin e CEZ Josef Hajcek dhe vartësin e tij, Jan Ivan

Për të njëjtën histori mashtrimi që siç thotë Prokuroria u vodhën gati pesë milionë euro ndodhet nën gjykim në një tjetër proces penal edhe ish-administratori i mbledhjes së borxheve të CEZ Kastriot Ismailaj.

Prokuroria thotë se dy shtetasit çekë, të cilëve iu është njoftuar akuza përmes letërporosisë  kanë përdorur të dhëna fiktive dhe kanë vjedhur nga CEZ shumën prej 649 milionë lekësh. Kjo vlerë i është paguar shoqërisë DIA, dega Shqipëri, për shërbime që nuk janë kryer.

Me detyrën e kryetarit të bordit të drejtoreve Josef Hajcek dhe Jan Ivan si anëtar i këtij bordi, të dy ata kanë patur dijeni për falsifikimin e dokumentacionit të dorëzuar nga i pandehurit tjetër Kastriot Ismailaj, i cili mbahet në paraburgim prej dy vitesh. Duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin të pandehurit kanë vjedhur Kompaninë CEZ, e për rrjedhojë edhe shtetin shqiptar, i cili në atë kohë zotëronte aksione të kësaj shoqërie.

Prokuroria e mbështet qëndrimin e saj mbi prova të tilla sikurse janë paraqitja e të dhënave të rreme gjatë nënshkrimit të kontratës, paraqitjen e një raporti fiktiv për identifikimin e debitorëve  në një kohë që shoqëria DIA nuk kishte kryer asnjë proces të tillë.

Vetëm nga paraqitja e këtij raporti që në fakt ishte një produkt i thjesht elektronik mbi të dhënat ekzistuese janë përfituar 1,5 milionë euro thotë prokuroja e çështjes, Antoneta Sevdari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.