☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.43 ▼2.22%
ARI 4,698 ▲2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,610 ▼ -0.21% ETH $2,140 ▼ -2.05% XRP $1.4561 ▼ -0.64% SOL $89.3300 ▼ -0.32%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.43 ▼2.22 % ARI 4,698 ▲2 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.43 ▼2.22 % ARI 4,698 ▲2 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kronika

Çështja “Doshi”, Berisha paraqitet në prokurori, hera e parë në 25 vjet

Për herë të parë pas 25 vjetësh, ish-Kryeministri Berisha është paraqitur në organin e akuzës pasi e ka konfirmuar që dje se do të dëshmojë për akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi. Ftesa për paraqitje, Berishës iu dorëzua pasditen e së premtes.

Ish  kryeministri Sali Berisha duke folur përpara gazetarëve
Ish kryeministri Sali Berisha duke folur përpara gazetarëve

Pritet që ai të zbardhë çfarë di ai rreth akuzave që deputeti Tom Doshi ka bërë ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Pak ditë më parë Doshi e akuzoi publikisht Metën se ka planifikuar vrasjen e tij dhe të deputetit Fufi. Këto akuza janë rrëzuar nga kryetari i Kuvendit, i cili i ka quajtur ato shpifje të pavërteta.

Një ditë pas shkëmbimit të akuzave në sallën e Kuvendit të Shqipërisë të enjten e kaluar lidhur me atentatin që deputeti Tom Doshi pretendon se ishte ngritur disa muaj më parë ndaj tij, kanë raportuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe deputeti tjetër Mark Frroku.

Ndërsa i pari që u pyet rreth kësaj çështjeje ishte deputetit Tom Doshi. Ky i fundit, një ditë pasi publikoi në internet videon dhe fotot nga organizatorët që sipas tij kishin përgatitur atentatin kriminal ndaj tij dhe deputetit tjetër të Kuvendit Mhill Fufi, dëshmoi për disa orë në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.